Sigal

Ndeshja Empoli-Milan do të luhet për të mbyllur javën e gjashtë në kampionatin italian të Seria A. Skuadra e Milanit vjen nga dy barazime të njëpasnjëshme, ndërsa sot do të tentojë të masë forcat me skuadrën e lojtarit të Kombëtares, Frederik Veselit, Empolit.

Mbrojtësi i Kombëtares, është graduar titullar duke marrë besimin e trajnerit. Veseli është i pozicionuar në krahun e majtë, ndërsa duelin e fortë do ta zhvillojë me Suson. Gatuzo ka surprizuar me formacionin e përzgjedhur për këtë sfidë.

Në majtë të sulmit është zgjedhur Borini, i cili do të zëvendësojë Higuainin, që nuk do të jetë për shkak të një dëmtimi.