Flet Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku: “Aktiviteti mbarëkombëtar i Notit, nderim për Flamurin dhe Pavarësinë e Shqipërisë”

561
I pyetur për “Telegraf” Presidenti Çiraku tha se: Ky aktivitet është një ngjarje e shënuar, pasi u zhvillua në vigjilje të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë Kombëtare. Ndaj edhe titulli i Kupës është kuptimplotë me emrin “Kupa e Pavarësisë”. Në këtë event morën pjesë rreth 150 notarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Veprimtarinë e zhvilluar në Akademinë e Notit “Te Stela “ në Tiranë, për të cilën gjej rastin t’i falënderoj. Është vijimësi e Kampionatit Mbarëkombëtar të Notit i zhvilluar në korrik në pishinën e Durrësit në të cilën morën pjesë rreth 300 notarë (femra-meshkuj). Ky aktivitet është edhe një vlerë për notarët e rinj, afirmimin e tyre si dhe profesionalizmin e gjyqtarëve profesionistë dhe atyre që sot mbajnë stemat prestigjioze të Notit Botëror.
Sigal