Flet Pogba mezi po e pres kthimin në Old Trafford: Më mungon futbolli

318
Sigal

Problemet me lëndime të shumta gjatë këtij sezoni kanë bërë që mesfushori francez, Paul Pogba, të ketë mundësi të luajë në vetëm tetë ndeshje gjatë gjithë sezonit 2019/20 deri kur u pezulluan ligat përkohësisht.

Ai po bëhej gati për t’u kthyer në fushën e lojës në Old Trafford kur e gjithë bota u godit nga virusi Covid-19 dhe futbolli u pezullua përkohësisht që të mos përhapet edhe më shumë kjo pandemi.

Kjo ka bërë që Pogba ta ketë të pamundur të kthehet në fushën e blertë, përderisa ky sezon mbetet një sezon për t’u harruar për të personalisht. Ai vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, shkaku i spekulimeve për të ardhmen e tij.

Mirëpo, në intervistën e tij të fundit ai tentoi t’i injorojë këto spekulime për të ardhmen e tij, duke u përqendruar në vend të kësaj te dëshira e tij për t’u kthyer në fushën e blertë sa më shpejt.