Flet Antonio Conte: Të kënaqur me arritjen në zonën Champions!

288
Sigal

Nga synimi për të thyer Juventusin në fillim të sezonit, Conte u dorëzua në javët e fundit, teksa tashmë është i kënaqur edhe me arritjen e një vendi në zonën Champions. Duke folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Fiorentinës, strategu italian është krenar për punën e bërë deri më tani.

“Kemi qenë gjithmonë në vendet e para në klasifikim dhe kjo është zona ku një skuadër si jona duhet të qëndrojë. Shoqëria kërkonte që gjërat të përmirësoheshin krahasuar me të kaluarën dhe të garantohej një lloj stabiliteti që të mos e siguronim një vend në Champions në frymën e fundit.

Fiorentina ndodhet në një situatë në renditje që nuk i përshtatet cilësisë që ka kjo skuadër. Ka një organikë me nivel të mirë dhe Iachini ka bërë një punë shumë të mirë. Ata tani janë të qetë, por kundër Interit gjithmonë e gjen motivimin për të dhënë maksimumin.

Edhe në jemi të qetë, pa presionin e renditjes. Kjo është arsyeja pse kam vendosur të ndryshoj diçka, duke parë që kemi nevojë të pushojmë. Do të ketë rotacion në disa role”, deklaroi italiani. 8 pikë me 4 ndeshje janë shumë për të rikuperuar distancën me skuadrën e Juventusit.