Broja rikthehet tek Chelsea, përgatit rinovimin deri në vitin 2026

184
Sigal

Armando Broja do të rikthehet te skuadra e Chelsea-t gjatë kësaj vere, pas një viti huazim te Vitesse, ku edhe zhvilloi një sezon shumë të mirë.  Sipas Fabrizio Romano, drejtuesit e Bluve të Londës po punojnë dhe kanë intensifikuar bisedimet për rinovimin me Armando Brojën me një kontratë të gjatë deri në vitin 2026.

Kontrata e re 5-vjeçare tregon edhe synimet që kanë te Chelsea për të ardhmen e sulmuesit shqiptar, i cili që këtë sezon pritet të ketë hapësira dhe shanse për të luajtur me skuadrën e Tuchel dhe ndoshta edhe në Champions League ku Chelsea niset këtë vit me synimin për të mbrojtur titullin.

Broja shikohet si lojtari që do të plotësojë sulmin e skuadrës londineze duke qenë se Giroud ka arritur akordin me Milanin ndërsa Abraham ka kërkuar largimin.