Flet Ambasadori i Argjentinës në Rusi pas kërcënimeve të ISIS me fotografin e Messit

620
Ambasadori i Argjentinës në Rusi beson se do të garantojnë siguri mjaftueshëm që Kupa e Botës të zhvillohet pa ndonjë incident, pas kërcënimeve nga ISIS.
Grupi terrorist, Shteti Islamik (ISIS) ditë më parë ka kërcënuar me sulme terroriste gjatë Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Në fotografitë e publikuara ku njoftohet për sulme terroriste, ISIS ka përdorur një foto të sulmuesit të Barcelonës, Leo Messi.
Argjentinasi paraqitet si i burgosur me syrin e majtë të përgjakur.
Po ashtu është paraqitur edhe një foto tjetër, ku një ushtar i ISIS-it është me dinamit dhe përpara ka një stadium futbolli.
Por, Ambasadori i Argjentinës në Rusi, Ricardo Lagorio, duke folu për kërcënimet e ISIS, tha se beson te nikoqirët që do të garantojnë siguri për futbollistët, turistët, tifozët dhe gjithë të tjerët.
“Fotografia është shumë e rëndë”, tha fillimisht Lagoria. “Fillimisht dua t’i dërgojë mesazh mbështetës për Messin dhe familjen e tij sepse është shumë e pakëndshme. Ai është personi më i prekur nga kjo fotografi brutale”.
“Nuk kam më të voglin dyshim se Qeveria e Rusisë dhe Federata e Futbollit të Rusisë do të garantojnë siguri të plotë për Kupën e Botës, për fansat dhe turistët”.
“Dua të bëj thirrje për qetësi dhe të kërkoj nga njerëzit se mund të vijnë nga e gjithë bota për Botërorin pa ndonjë shqetësim”, shtoi ai.
Sido që të jetë (ISIS) kishte paralajmëruar sulme të tilla edhe për Kupën e Botës të vitit 2014 dhe Euro 2016, por nuk kishte ndodhur asgjë.


Sigal