Flamurtarin e shpëton goli i Alvesh në shtesë, fitojnë gjithë Superiorët

548
Sigal

Nga Agron KAJA

KUPA E SHQIPËRISË/ U luajtën dje 16 ndeshjet e turit të parë për edicionin e 67-të, rivalitet vetëm në çiftet e Kategorisë së Parë

Dje janë luajtur ndeshjet e para të turit të parë të Kupës së Shqipërisë, në të cilin marrin pjesë 32 skuadra të ndara në dy grupe, A dhe B. Shorti për këtë tur dje vuri përballë çifte interesante, dhe vetë rezultatet treguan se surprizat edhe mund të ndëshkonin ndonjë skuadër si Flamurtari në Peqin. Sepse, por të mos shënonte Danilo Alvesh në minutën e 3-të shtesë në pjesën e dytë, skuadra vlonjate largohej nga Peqini me barazimin 0-0. Braziliani i dha fitoren edhe pse me formacionin të plotë në fushë, ndeshje e cila bëri të veçantën e këtij turi për rezultatin, ndërsa në të gjitha ndeshjet e tjera, skuadrat e Kategorisë Superiore kanë arritur të fitojnë, duke e pasur mundësinë e kualifikimit më afër në takimin e kthimit më 26 shtator. Kështu, Skënderbeu e thuajse e ka siguruar kualifikimin për turin tjetër, pasi dje fitoi pastër 3-0 në transfertën e Koplikut. Ndoshta nuk pritej dje që të kishim një Luftëtar me bollëk golash të shënuar, ku ndaj Vorës ndoshta paralajmëroi se do të rikthehet si në sezonin e kaluar. Në ndeshjet e tjera në Grupin A, Partizani fitoi minimalisht 1-0 në Pukë, ndërsa Kamza mposhti Besën në fushën e saj në Kavajë, debutim i suksesshëm ky i Klodian Duros në bankinën e kësaj skuadre. Në ndeshjen e luajtur në Lezhë, Besëlidhja-Erzeni, ishin përballë dy skuadra rivale të Kategorisë së Parë, por lezhianët fituan pastër 2-0. Në këtë grup, Kastrioti barazoi me Korabin, Egnatia fitoi në Tiranë me Dinamon dhe Vllaznia barazoi 1-1 në Burrel. Në grupin B, Laçi finalist i Kupës së Shqipërisë në sezonin e kaluar fitoi thëllë në Kuçovë ndaj Naftëtarit vendas, 5-0 vjet, ndërsa nuk shkoi më shumë se fitorja 2-1 në Orikum, falë dygolëshit të Et’hemit. Teuta fitoi pastër me Turbinën në Cërrik, 3-0, e po kështu Tirana në Fushë Krujë që arriti fitoren 4-1. Interesantë ishin takimet mes skuadrave të Kategorisë së Parë, ku Tomori fitoi 2-1 me Bylisin, ndërsa Apolonia mposhti në transfertë Pogradecin 1-0. Lushnja përmbysi Shënkollin, duke fituar 1-2, ndërkohë që takimet e kthimit do të luhen pas dy javësh, më 26 shtator 2018.

Tuti i parë eliminator

Ndeshjet e para

Sot, 12 shtator 2018

GRUPI A

A1/Veleçiku-Skënder 0-3

A2/Vora-Luftëtari       0-4

A3/Tërbuni-Partizani   0-1

A4/Besa-Kamza          0-2

A5/Burreli-Vllaznia     1-1

A6/Korabi-Kastrioti    1-1

A7/Dinamo-Egnatia    0-1

A8/Besëlidhja-Erzeni  2-0

 

GRUPI B

B1/Orikumi-Kukësi     1-2

B2/Naftëtari-Laçi        0-5

B3/Shkumb.-Flamurt. 0-1

B4/Turbina-Teuta        0-3

B5/Shënkolli-Lushnja 1-2

B6/Iliria-Tirana            1-4

B7/Tomori-Bylis         2-1

B8/Pogradeci-Apolon 0-1