Flamurtari-Partizani, për Duron nuk duhet pësuar gol

607
Sot do të luhen katër ndeshjet e para të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë, dhe çifti Flamurtari_Partizani që luhet në Vlorë, ka tërhequr vëmendjen e opinionit dhe të mediave sportive. Vetëm tre ditë më parë në javën e 17-të të Kategorisë Superiore, vlonjatët fituan minimalisht me Partizanin, ndërsa sot trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro kërkon që skuadra e tij të mos pësojë gol. “Është ndeshje kupe me specifikë të vecantë, por Kupa është objektiv i rëndësishëm për të gjithë. Me Partizanin është një përballje e ekuilibruar, e mendoj se kualifikimi nuk do përfundojë nesër (sot) në Vlorë, por do të vendoset në Tiranë. Unë do të isha i kënaqur që të mos pësonim gol, me qëllim që kualifikimi të mbetet i hapur në ndeshjen e dytë,” kështu deklaroi dje në konferencën për shtyp trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro.
Ndeshjet çerekfinale
Takimet e para
Sot datë 31 janar 2018
Teuta-Skënderbeu 14:00
Laçi-Luftëtari 14:00
Flamurtari-Partizani 17:00
Tirana-Kukësi 17:00

Takimet e kthimit
Datë 14 shkurt 2018 
Kukësi-Tirana 14:00
Luftëtari-Laçi 14:00
Partizani-Flamurtari 17:00
Skënderbeu-Teuta 17:00
Sigal