Fitoi zemrat e tifozëve, prestigjiozja “L’Equipe” elozhe për Arbër Zenelin

282
Sigal

Arbër Zeneli është kthyer në personazhin kryesor të ekipit të Reims. Futbollisti i përfaqësueses kosovare ka rezultuar sërish si lojtari më i mirë në radhët e të tijve, teksa gjeti rrjetën në barazimin 1-1 në transfertë ndaj Dijon.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe prestigjiozja franceze L’Equipe, e cila ka shpallur Zenelin si lojtarin më të mirë të ndeshjes dhe e ka vlerësuar me notën 8.

“Ishte një perlë, sulmuesi anësor e tronditi Dijonin. Çdo vrapim i shpejtë me topin, i detyroi kundërshtarët të djersinin. I fortë me këmbë, i fuqishëm dhe preçiz, ndërsa shënoi nga një top i kthyer në zonë në minutën e 9. Vazhdoi ta destabilizojë mbrojtjen e Dijonit me driblime, nga ana e djathtë. Impresionues”, ishte përshkrimi i L’Equipe për Zenelin.

Pas transferimit në Francë, Arbër Zeneli duket se ka magjepsur dhe ka bindur të gjithë ambientin në klubin e Reims, falë golave, asisteve dhe lojës së shfaqur në fushën e blertë.