Firmosi me Empolin, Shpendi: Hap i madh në karrierë, më donin shumë skuadra

36
Sigal

Stiven Shpendi kaloi nga Cesena te Empoli. Sulmuesi i njohur shqiptar në një intervistë të dhënë, iu përgjigj pyetjeve të ndryshme.

TRANSFERIMI TEK EMPOLI – “Mendimi im i vetëm ishte të vija këtu, pashë se si punojnë me të rinjtë dhe mendova se ishte alternativa më e mirë”.

POZICIONI NË FUSHË – “Nuk e përkufizoj veten më një rol stabil dhe të saktë, më pëlqen të ndryshoj”.

KU E SHIHNI VETEN NË SKEMAT TAKTIKE? – “Aktualisht e shoh veten si sulmues qendror, por jam në dispozicion të trajnerit dhe mund të luaj pothuajse kudo”.
KUSH E DINTE PËR TRANSFERIMIN? – Në fakt nuk e dinte asnjë. Por u kënaqa shumë që Asllani, ditën që firmosa më dërgoi një mesazh për të më uruar fat të mirë”.

OFERTAT E TJERA – “Më pëlqen gjithçka tek vetja. Shumë ekipe më donin, por unë nuk kisha dyshime për transferimin në këtë klub ku jam sot”.

KONKURENCA NË SERIE A – “Nuk kam krijuar akoma asnjë pritshmëri, por e di që është një hap i madh në karrierën time. Qëllimi im personal është që të përmirësohem”, – tha ai.