Finalja për vendin e dytë, 3 mungesat e mëdha të Kombëtares ndaj Polonisë

196
Sigal

Federate Shqiptare e Futbollit bën me dije se i gjithë grupi është i plotë me përjashtim të Bekim Balajt dhe Berat Gjimshitit të dëmtuar. Mbrojtësi pësoi një frakturë në krah gjatë ndeshjes me Hungarinë dhe do të mungojë për të paktën një muaj.

Përveç Balajt e Gjimshitit ndaj Polonisë do të mungojë edhe Endri Çekiçi i skualifikuar për shkak kartonësh.

Kuqezinjtë do të përballen të martën me Poloninë në stadiumin “Air Albania”  në atë që mund të quhet një finale për vendin e dytë të Grupi I në eliminatoret e Botërorit “Katar 2022” e që mund të përkthehet në një biletë për fazën play-off.