FIFA rrëzon ankesat e federatave: Ndeshja Brazil-Argjentinë do të luhet dhe do paguhet kjo shumë si gjobë

145
Sigal

FIFA ka konfirmuar se ndeshja midis Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës 2022, do të luhet ende pasi komisioni i apelit ka refuzuar ankesën e dy federatave.

Ndeshja e planifikuar për në 5 shtatorin e kaluar në Sao Paolo, u ndërpre pas vetëm pesë minutash lojë për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve shëndetësore vendase, të cilët akuzuan katër lojtarë argjentinas për shkelje të protokollit kundër Covid.

FIFA në shkurt vendosi të riluajë ndeshjen dhe të pezullojë katër lojtarë argjentinas për dy ndeshje, duke vendosur dënime për një sërë shkeljesh ndaj dy federatave, të cilat e apeluan dhe e humbën atë.

“Komisioni i Apelit ka konfirmuar se ndeshja do të duhet të përsëritet dhe ka ruajtur gjobën prej rreth 48 mijë eurosh ndaj CBF-së dhe AFA-s për shkak të anulimit të ndeshjes”.

Gjobat e tjera janë ulur, por CBF do të duhet të paguajë ekuivalentin e 240 mijë eurove të tjera dhe AFA rreth 95 mijë euro. I vetmi fakt pozitiv për aplikantët është se ndeshja nuk do të ndryshojë asgjë, duke qenë se të dyja kombëtaret janë tashmë të kualifikuara dhe se me çdo rezultat brazilianët janë të sigurt që do të përfundojnë në krye dhe argjentinasit në vendin e dytë në grup.