Faruk Sejdini: Referuar renditjes, ky mund të jetë ndër kampionatet më realistë  

INTERVISTA/ Në analizën e tij profesionale, Mjeshtri i Madh Faruk Sejdini, skanon dy fazat e para

Agron KAJA

Sigal

Abissnet Superiore mbylli fazën e dytë të sezonit 2025-2026, teknikisht si e përshkruani?

Unë mendoj e besoj se mund të jetë ndër kampionatet më realistë, sikundër janë rreshtuar ekipet në tabelën e renditjes. Shpresoj që kështu të vazhdojë deri në fundin, edhe pse ndjej keqardhje për Tiranën që është në këtë gjëndje, po ashtu edhe për Partizanin.

Në pesë ndeshjet e javës së 18-të, cilën prej tyre e veçoni për lojën dhe rezultatin?

Në javën e 18-të, të gjitha ndeshjet shkuan sipas parashikimeve, përjashto atë të Teutës me Egnatian. Ndërsa Vora-Bylis më bëri shumë përshtypje portieri i Bylisit. Nuk di ta gjykoj, por ndoshta nga gjuha shqipe është ngatërruar portieri francez.

Egnatia ruajti kreun si “kampione e dimririt” pas fitores me Teutën, e merituan rrogozhinasit?

Të gjitha ndeshjet kanë qënë të luftuara, por edhe të vështira. Unë shpreh konsideratë për Egnatian, e cila po ruan ato karakteristika që ka treguar në fushë që para disa vitesh. Mbetet ekip i konsoliduar dhe e meritoi fitoren ndaj Teutës.

Me fitoren ndaj Partizanit, i bëri Dinamo një mbyllje të paparashikuar javës së 18-të?

Me sjelljen sportive që po tregon në fushë, Dinamo mbetet një ndër ekipet pretendentë për titullin në Superiore, dhe rival do ketë vetëm me Egnatian. Në Superkupë do ti japë një mësim edhe rrogozhinasve në ndeshjen e kësaj fundjave.

Në këtë javë u shënuan 17 gola, është një mesatare e mirë kjo për një javë të Superiores?

Puna e golit në kampionatin tonë është si nga “thatësira në shi”. Pra, kur nuk ka gola, vjen një prodhim e superprodhim. Kjo tregon se në futboll goli orientohet e vjen me meritë, por bëhet edhe për gabime e dobësi të kundërshtarit.

U mbyll viti 2025 me një gjest të pazakontë të portierit të Bylisit, si e komentoni teknikisht?

U shpreha më sipër se më bëri shumë përshtypje rasti i portierit të Bylisit që doli nga fusha në minutën e 43-të! Ka shumë hamendësime për këtë dalje të pa kuptimtë nga fusha e lojës, por ndoshta si francez nuk ka kuptuar gjuhën.

Këtë javë, arbitrat edhe u kontestuan, sa ndikim kishin ata në rezultatet e ndeshjeve?

Problemi është se arbitrat nuk janë vetvetja në ndeshje të veçanta. VAR-i u është kthyer si simbol i korrigjimit të veprimeve të tyre dhe ka ulje e ngritje në performancën e tyre. Me logjikën time,  penalltia kundër Tiranës nuk mund të jepej.

Kampionati nis më 14 janar me ndeshjet e javës së 19-të, si do shërbejë kjo hapësirë pa ndeshje zyrtare?

Do quhet inteligjent ai ekip që do e shfrytëzojë për të korrigjuar sa të jetë e mundur dhe të stabilizojë organikën e vet. Është një kohë e shkurtër që nuk influencon, pasi në merkaton e janarit dalin në treg vetëm futbollistë që nuk bëjnë diferencën.

Duke qënë në pragun e festës së Vitit të Ri 2026, cili është urimi juaj për futbollin shqiptar?

Së pari, uroj Dinamon që ta fitojë Superkupën më 28 dhjetor. Do uroja që Kampionati të jetë sa më i bukur dhe real, të mos ketë gabime që e prishin bukurinë e garës. Uroj suksese për gjithë futbollin shqiptar, si edhe Kombëtares që të kualifikohet në Botëror.

 

Në Vlorë ka lajme të mira, Cikalleshi e Sadiku synim i Flamurtarit

Për Presidentin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, merkato e dimrit ka nisur, por jo e zyrtarizuar. Sepse situata jo pozitive e skuadrës, që renditet në vëndet e fundit të tabelës, e kanë detyruar atë të lëvizë fuqishëm në merkato. Ka disa ditë që mediatikisht është folur për kavajasin Sokol Cikalleshi, por njëshi i futbollit vlonjat është në kontakte edhe më një tjetër ish-të Kombëtares shqiptare, Armando Sadikun. Nëse këto do realizohen, Flamurtari do “blindohej” në repartin e sulmit.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026     

Ndeshjet-Java e 19-të

E mërkurë, 14 janar 2026

AF Elbasani-Flamurtari           17:00

Bylis-Tirana                             17:00

Partizani-Vora                         17:00

(Në stadiumin e Vorës)

Teuta-Dinamo City                 17:00

Vllaznia-Egnatia                     17:00

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       P

1.Egnatia                     18        37

2.AF Elbasani              18        33

3.Dinamo City             18        32

4.Vllaznia                    18        30

5.Teuta                        18        25

6.Partizani                   18        23

7.Vora                         18        19

8.Bylis                         18        18

9.Flamurtari                 18        14

10.Tirana                     18        9

 

KATEGORIA E PARË

SEZONI 2025-2026     

Ndeshjet-Java e 18-të  

E dielë, 18 janar 2026

Burreli-Apolonia                     14:00

Iliria-Kastrioti                         14:00

Laçi-Kukësi                             14:00

Lushnja-Korabi                       14:00

Pogradeci-Besa                       14:00

Skënderbeu-Luftëtari              14:00

RENDITJA    

Skuadrat                    Nd       P

1.Skënderbeu              17        40

2.Laçi                          17        33

3.Pogradeci                 17        32

4.Kastrioti                   17        24

5.Besa                         17        23

6.Burreli                      17        23

7.Apolonia                  17        22

8.Iliria                          17        22

9.Korabi                      17        20

10.Lushnja                  17        16

11.AF Luftëtari           17        11

12.Kukësi                    17        9

Merkato e bllokuar, Kastrioti dhe Kukësi të bëjnë llogaritë

Në futboll, merkatoja e dimrit hapet zyrtarisht më 1 janar 2026, por aktualisht jo të gjitha klubet e kanë rrugën e hapur për të kryer lëvizje në tregun e futbollistëve. Në Kategorinë e Parë, aktualisht dy janë klubet me merkato të bllokuar, Kastrioti dhe Kukësi. Krutanët kanë dy çështje për të zgjidhur në FIFA, përpara se të mund të afrojnë lojtarë të rinj në janar, dhe për ta realizuar dëshirën të stafit teknik për merkato. Klubi duhet fillimisht të shlyejë detyrimet e prapambetura. Ndërkohë, te Kukësi ka nisur i ashtuquajturi “operacioni fshesa”, por edhe aty i kanë të nevojshme afrimet e reja. Edhe këtu gjithçka nis nga zgjidhja e një çështjeje të hapur në FIFA, vetëm pasi të shlyhen detyrimet dhe të hiqet bllokimi.