“Fanatiks” ndezin sfidën në Berat, Tomori ua kthen me dy gola

498
Grupimi i tifozëve të Tiranës, “Tirona Fanatics”, nuk kanë munguar as në transfertën e djeshme të bardhebluve në Berat, ku si zakonisht, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj drejtuesve të klubit. Në gjysmën e pjesës së parë, tifozët bardheblu kanë ndezur fishekzjarrë në tribuna, duke i hedhur edhe në fushë, për të ndërprerë përkohësisht duelin. Situata u tensionua për disa çaste, kur policia u përpoq të ndalonte disa prej tifozëve të Tiranës të ndiznin fishekzjarrë të tjerë. Tifozët e Tiranës kanë hapur më pas një parullë ku i bënin ftesë Komisionit të Disiplinës që të niste hetimet në klub, kundër “Pinokut” që po vidhte skuadrën e Tiranës. Ndërkohë, kronika e ndeshjes nis me gol për Tiranën, ku Bisha në minutën e 13-të e kalon në avantazh, ndërsa goli i Kopaçit në minutën e 25-të, i mbylli të barabarta 45 minutat e para. Edhe në pjesën e dytë thuajse u luajt e njëjta lojë, dhe të dy golat që shënuan skuadrat, më shumë e shpallin matematikisht Tiranën si skuadër e ngjitur në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm.

GRUPI A
Ndeshjet-Java e 24-të
Të shtunën, 21 prill 2018
Dinamo-Kastrioti 1-1
Besëlidhja-Egnatia 2-1
Erzeni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 24 36
2. Egnatia 24 24
3. Erzeni 23 22
4. Besëlidhja 24 17
5. Dinamo 23 14

Zona Play-out
Të shtunën, 21 prill 2018
Vllaznia B-Korabi 3-1
Burreli-Besa 1-0
Tërbuni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Burreli 24 19
2. Besa 24 19
3. Vllaznia B 23 18
4. Korabi 24 17
3. Tërbuni 23 16
GRUPI B
Ndeshjet-Java e 25-të
Të shtunën, 21 prill 2018

Zona Play-off
Pogradeci-Bylis 1-1
Dje, 22 prill 2018 
Tomori-Tirana 2-2
Apolonia pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Tirana 24 39
2. Bylis 24 25
3. Tomori 23 21
4. Apolonia 23 20
5. Pogradeci 24 18

Zona Play-out
Të shtunën, 14 prill 2018
Naftëtari-Iliria 2-1
Shkumbini-Shënkolli 5-2
Turbina pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 24 21
2. Iliria 24 20
3. Turbina 23 17
4. Shkumbini 24 14
5. Naftëtari 23 11
Sigal