‘Eurosport’ vlerëson Strakoshën: Shumë i zoti

343
Sigal

Thomas Strakosha ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë të sezonit në Serinë A me Lacion ndaj Sampdorias, pasi klubi vendosi t’i besonte portierit shqiptar pas paraqitjeve të fundit të Pepe Reina.

Strakosha nuk zhgënjeu dhe në pjesën e dytë ishte protagonist me ndërhyrjet e tij duke treguar se meriton të kthehet përsëri të luajë rregullisht me bardhekaltrit.

Normalisht, pasi suksesit 3-1 nuk munguan edhe elozhet për portierin i cili ndali thuajse gjithçka që shkoi drejt katërkëndorit të tij, s kur Sampdoria u mundua që të kthehej në garë. Edhe portali i “Eurosport” nuk ka kursyer elozhet për portierin shqiptar duke e cilësuar “luks” që të qëndronte në pankinë.

“Shumë i zoti, pasi shpëton Lacion nga përmbysja e Sampdorias me 2-3 pritje me të vërtetë të rëndësishme. Pas gabimit me Gallatasarajin, duket plotësisht i rikuperuar. Është një luks të kesh një portier të dytë të tillë”, shkruante “Eurosport” që i kishte vënë notën 6,5 portierit kuqezi.