Europa League/ Napoli kalon mes drithërimash, Legia i “dhuron” kualifikimin Spartakut të Moskës

194
Sigal

Napoli arrin të sigurojë një vend për në 1/16 e Europa League në ndeshjen e fundit të Grupit C. Në “Maradona Stadium”, të kaltërit vuajtën por fituan me vështirësi 3-2 ndaj Leicester City me golat e Ounas dhe dopietën e Elmas teksa anglezët u përgjigjën me golat e Evans dhe Hall.

Këta të fundit tashmë zbresin në Conference League dhe Spartak Moscow kalon e para falë suksesit 1-0 në Poloni ndaj Legias. Skuadra e Muçit shpërdoroi një 11-metërsh në fundin e takimit çka do të sillte barazimin dhe për pasojë edhe eliminimin e Spartakut të Moskës.

Në Grupin C ishte vendosur vendi i parë me Monacon që barazoi 1-1 sot në fushën e Sturm Graz por për vendin e dytë Sociedad fitoi duelin direkt me PSV duke avancuar në raundin tjetër. Një fitore 3-0 për basket që i falen golave të bomberit Oyarzabal në 43’ e 62’ teksa holandezët zbresin në Conference League ku do të luajnë me një nga ekipet e renditura në vendet e dyta.

Edhe Grupi A ishte plotësisht i zgjidhur me Lyonin i pari ku sonte u përball me Rangers dhe ku barazoi 1-1. Xherdan Shaqiri ishte titullar dhe u zëvendësua në 64’ pa lënë gjurmë teksa shënuan Bassey në 48’(autogol) për vendasit dhe Wright në 41’. Në sfidën tjetër, Sparta Prage që do të luajë në Conference League tashmë fitoi 2-0 me Brondbyn ne ndeshjen e fundit.

Në Grupin D, Eintracht Frankfurt qe kaloi direkt në 1/8,barazoi 1-1 në ndeshjen e fundit me Fenerbahçen, me turqit që zbresin në Europa League. Ndeshja tjetër mes Antwerp dhe Olympiacos u mbyll 1-0 me fitoren e belgëve.