“Euro 2024”/ Nacho është rikuperuar dhe mund të luajë kundër Gjeorgjisë…

26
Sigal

Në ditën kur u zyrtarizua si përforcim për sauditët e Al Qadsiah, Nacho Fernández doli në konferencën për shtyp te Spanja.

Mbrojtësi që largohet nga Real Madridi ka startuar në ndeshjen e parë kundër Kroacisë, por nuk ka qenë opsion në dy ndeshjet në vijim për shkak të ankesave në muskuj.

“Ishte një sezon shumë i gjatë”, pranoi spanjoli. “Nuk u ndjeva mirë kundër Kroacisë dhe mora disa ditë pushim për t’u rikuperuar. Por tashmë jam mirë për ndeshjen kundër Gjeorgjisë”, ka treguar qendërmbrojtësi, i cili u duartrokit shumë nga gazetarët në fund të konferencës për shtyp.

“Ne përfaqësojmë Spanjën, e cila është e mrekullueshme. Do të ishte nder të fitonim këtë kampionat evropian. Të fitosh një titull për vendin tënd është diçka e mrekullueshme. Do ta vendosja shumë afër Ligës sime të Kampionëve”, tha spanjolli, fitues i gjashtë Champions League.