EURO 2024: Grupi B, me Italinë, Spanjën, Kroacinë dhe Shqipërinë, konsiderohet grupi më i vështirë

60
Sigal

Kampionati europian i futbollit Euro 2024, edicioni i 17-të me radhë,do të fillon më 14 qershor dhe do zgjasi deri më 14 korrik . Kampionati nisë me ndeshjen hapëse në Munyh me fillim në ora 21:00, mes Gjermanisë dhe Skotlandës. Në këtë event të madh evropian të futbollit marrin pjesë 24 kombëtare në mesin e të cilët edhe Shqipëria që do garon në Grupin B, së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.

Në vazhdim sjellim formacionet ekatë Kombëtareve të Grupit B dhe orarin e ndeshjeve në fazën e pare të garave

Italia në Euro 2024: Kombëtarja italiane me në krye trajnerin Luçiano Spaleti ka publikuar listën përfundimtare të lojtarëve që do të grumbullohen në Gjermani për Kampionatin Europian 2024. Lista përfundimtare me 26 lojtarë, nuk përfshin brenda saj disa emra duke përmendur edhe këtu edhe 2 lojtarë që nuk kanë pasur mundësi grumbullimi për shkak të dëmtimeve.

PORTIERË: Donaruma, Meret, Vikario

MBROJTËS: Bastoni, Belanova, Bonxhorno, Calafiori, Kambiaso, Darmian, Di Lorenzo, Dimarko, Gati, Mançini

MESFUSHORË: Barela, Krsitante, Faxholi, Folorunsho, Fratezi, Zhorzhinjo, Pelegrini

SULMUES: Kieza, El Sharaui, Raspadori, Retegiu, Skamaka, Zakanji

Seleksionues: Luçiano Spaleti

Spanja në Euro 2024: Kombëtarja e Spanjës ka zyrtarizuar listën përfundimtare me 26 futbollistët që do të përfaqësojnë kombin në Europianin 2024, që starton më 14 qershor. Tekniku Luis de la Fuente ka surprizuar jo pak duke përjashtuar mbrojtësin e Barcelonës, Pau Cubarsí, mesfushorin e Atletiko Madrid, Marcos Llorente dhe mesfushorin e Girona, Aleix García.

Portierë: Unai Simón, David Raya dhe Alex Remiro

Mbrojtës: Jesús Navas, Robin Le Normand, Alejandro Grimaldo, Dani Carvajal dhe Nacho Fernández, Marc Cucurella, Aymeric Laporte dhe Daniel Vivian.

Mesfushorë: Rodri Hernández, Martín Zubimendi dhe Mikel Merino, Fabián Ruiz, Alex Baena, Pedri dhe Fermín López.

Sulmues: Lamine Yamal dhe Ferran Torres, Álvaro Morata, Mikel Oyarzabal, Nico Williams, Joselu, Dani Olmo dhe Ayoze Pérez.

Seleksionues: Luis de la Fuente

Kroacia në Euro 2024: Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka shpallur listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të udhëtojnë në Gjermani. Emra si Luka Modric, Marcelo Brozovic dhe Mateo Kovaciç, pritet që ta udhëheqin Kroacinë në Euro 2024. Kroacia është në grup me Shqipërinë, Italinë dhe Spanjën.

Kroacia publikon listën zyrtare, ja 26 lojtarët e thirrur nga Daliç në E…
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka shpallur listën përfundimtare të 26 lojtarëve që do të udhëtojnë në Gjerman…

Portierë: Dominik Livakovic (Fenerbahce), Ivica Ivusic (Pafos), Nediljko Labrovic (Rijeka)

Mbrojtja: Josip Juranovic (Union Berlin), Josip Stanisic (Bayer Leverkusen), Martin Erlic (Sassuolo), Josip Sutalo (Ajax), Domagoj Vida (AEK), Marin Pongracic (Lecce), Josko Gvardiol (Manchester City) , Borna Sosa ( Ajax).

Mesfusha: Luka Modric (Real Madrid), Marcelo Brozovic (Al Nassr), Mateo Kovacic (Manchester City), Lovro Majer (Wolfsburg), Mario Pasalic (Atalanta), Luka Ivanusec (Feyenoord), Martin Baturina (Dinamo), Luka Sucic (Salzburg), Nikola Vlasic (Torino).

Sulmi: Ante Budimir (Osasuna), Andrej Kramaric (Hoffenheim), Bruno Petkovic (Dinamo), Ivan Perisic (Hajduk), Marko Pjaca (Rijeka), Marco Pasalic (Rijeka).

Seleksionues: Zlatko Daliç

Shqipëria në Euro 2024: Trajneri Silvinjo dhe stafi teknik kanë marrë vendimin përsa i përket listës zyrtare të lojtarëve për Kampionatin Europian. Nga 27-të lojtarët e përzgjedhur në listën paraprake vetëm portieri Simon Simoni nuk do të jetë në finalet e “Euro 2024”, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve është gati për të dhënë maksimumin.

Pavarësisht se nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij në fushë portieri Simon Simoni do të udhëtojë me ekipin drejt Dortmundit në kampin bazë dhe do të qëndrojë me skuadrën në mbështetje të kuqezinjve në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati;

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi.

Seleksionues: Sylvio Mendes Campos Júnior i njohur si Silvinjo

Orari i ndeshjeve në Grupin C:

15 qershor në ora 18:00 në Berlin: Spanja – Kroacia
15 qershor në ora 21:00 në Dortmund: Itali – Shqipëri

19 qershor me fillim në ora 15:00 në Hamburg: Kroaci – Shqipëri

20 qershor me fillim në ora 21:00 në Gelsenkirchen: Spanjë – Itali

24 qershor me fillim në ora 21:00 në Dyselldorf: Spnjë – Shqipëri

24 qershor me fillim në ora 21:00 në Gelsenkirchen: Itali – Kroaci