Etrit Berisha: Atalanta është skuadër me ambicie, ndaj Evertonit do bëjmë ndeshje të mirë

367
Portieri i kombëtares shqiptare dhe Atalantës, Etrit Berisha, u shpreh mjaft i kënaqur të përfundim të ndeshjes së javës së tretë në Serinë A ku skuadra e tij mposhti me përmbysje Sasuolon.
Për fitoren
“Jemi të lumtur që fituam këtë ndeshje, ne kemi luajtur kundër një kundërshtari shumë të vështirë, që bënte shumë presing, bëri një ndeshje të mirë. Por ne i deshëm më shumë këto tre pikë, këtë fitore, që erdhi në fund, edhe pse nuk luajtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë, por në fund morëm atë që deshëm.”
Një Ilaç I Lashtë Për Parazitë. Eliminoni Ato Për 2-3 Ditë!
Blogchanie
Ads by Revcontent
Find Out More >
89,850
Për rëndësinë e marrjes së pikëve të plota
“Fitorja ishte vendimtare, në dy ndeshjet e mëparshme që bëmë, luajtëm shumë mirë, por nuk morëm pikë. Këtë herë luajtëm më pak mirë por morëm pikët. E rëndësishme tani është të marrësh pikë, se u bënë tre ndeshje dhe nuk duhej të qëndronim pas, se jemi skuadër e fortë, kemi ambicie. Na shërbeu edhe për të shkuar më të përqendruar te ndeshja me Evertonin.”
Për ndeshjen ndaj Evertonit në Ligën e Europës
“Duhet të përgatitim ndeshjen që nga dita e nesërme. Kemi pak kohë, por jemi të bindur se mund të bëjmë një ndeshje të mirë.
Sigal