Elidon Demiraj: Kampionati me shumë të huaj nuk është i fortë, ka pak cilësi

KATEGORIA E PARË/ Ish-futbollisti e trajneri i Apolonisë, Elidon Demiraj analizon 30 ndeshjet e luajtura.

Agron KAJA

Sigal

Kategoria e Parë mbylli në fundjavën e shkuar ndeshjet e javës së 5-të të saj, ku nuk munguan edhe rezultatet jashtë pritshmërive. Këtë mendim shpreh edhe specialisti i futbollit Elidon Demiraj, i cili si një ish-futbollist e trajner në disa skuadra të Superiores e Kategorisë së Parë, shikon se skuadrat kanë nisur të profilizohen. “Kanë qënë të gjitha ndeshje të rëndësishme, ku po shohim se gradualisht po profilizohen pretendentët. Prisja një reagim të Besës këtë javë, por që nuk humbi, mbetet gjysma e suksesit. Duket se ka dalë nga parashikimi si pretendente, ndërsa skuadrat e tjera duken brënda pritshmërive. Ndërsa dy-tre prej tyre marrin një status më shumë vlerësimi, pikërisht AF Luftëtari-Iliria 1-2 dhe Kukësi-Pogradeci 1-3. Gjithsesi, ka qënë një javë me ndeshje të vështira, ndoshta se terreni ditën e dielë edhe u vështirësua nga rreshjet e shiut”, kështu e nisi dje bisedën specialisti i futbollit Elidon Demiraj, i cili më pas për gazetën “Telegraf” se në vazhdimësi do jetë një luftë e sportë, kryesisht nisur nga pikëzimi në pesë javët e para. “Kështu si ka nisur, mendoj se do jetë luftë e fortë në Kategorinë e Parë, kryesisht nisur nga pikëzimi në këto 5 javë. Disa ekipe po formojnë grupin e skuadrave që duan Superioren, si Skënderbeu, Laçi, Pogradeci e Apolonia. Ndërsa duke ju referuar shënimit të 12 golave në javën e kaluar, unë mendoj se golat tregojnë vetëm mesataren e mirë me 2 për ndeshje, por jo cilësinë e mirë të të gjitha ekipeve. Sepse nuk po spikat ndonjë golashënues i mirë”. Ndërkohë që ndeshjet e javës së 6-të, për specialistin Demiraj ka disa prej tyre që shikohen si të veçanta. “Besoj se sfida në Laç me Apoloninë mbetet si kryendeshje e javës së 6-të, dhe pres të luhet një ndeshje të fortë. Skuadra fierake është bazuar tek të rinjtë, prandaj nuk është më lart, ndërsa Laçi duke qënë se vjen nga Superiorja, po kërkon përsëri kthimin në elitë. Në këtë ndeshje do doja që të fitojë Apolonia. Kjo skema me 12 skuadra sikur po e bën më tërheqës kampionatin, sepse i mban të gjitha ekipet në garë deri në fund. Do jetë kampionat i fortë, por ka pak cilësi dhe shumë të huaj pa lidhje. Kategoria e Parë duhet të jetë kampionati ku duhet të promovohen të gjithë të rinjtë e akademive të Shqipërisë. Këto janë politika të dobëta në futbollin e kësaj kategorie”, ishte kjo panorama që specialisti i futbollit Elidon Demiraj i bëri zhvillimit të ndeshjeve në Katgeorinë e parë.

LEGJIONARËT

Fundjavë vlerësuese për kuqezinjtë, por kryeson Nazmi Gripshi

Java që u mbyll, për disa nga futbollistët e Kombëtares sonë ishte pozitive jo vetëm për rezultatet, por edhe për formën e mirë që ata treguan në ndeshje. Dhe për këtë, portali i statistikave Sofascore ka paraqitur dje një listë me Top5 më të vlerësuarit si më të spikaturit e javës që u mbyll. Edhe pse në këtë listë vlerësimi ka lojtarë të Kombëtares, në vëndin e parë renditet mesfushori shqiptar Nazmi Gripshi me notën 9.1, i cili shënoi 2 golat e fitores të Astana. Ndërsa sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha renditet në vendin e dytë (8.5), pasi shënoi gol dhe asistoi në sfidën kundër Slaven Belupo. Taulant Seferi (8.2) shkëlqeu me disa pasime në fitoren e Bodrumsporit, ndërsa Qazim Laçi (8.0) bëri një paraqitje të mirë me Çaykur Rizespor kundër Kasimpasa. Top 5-shja plotësohet me Medon Berishën (7.8), i cili pasoi saktë në barazimin e Leçes me Bolonjën në Serie A.

Sulmuesi Indrit Tuci gjen golin e parë në Superligën e Turqisë

Në këtë sezon, sulmuesi i Kombëtares sonë Indrit Tuci, është huazuar nga Sparta e Pragës në Çeki, te skuadra e Superligës turke Kajserspor. Dhe më në fund, ai ka  shënuar edhe golin e tij të parë me skuadrën e re, ku në sfidën e Kajsezpor ndaj genclerbirligi në javën e 7-të të Superligës turke, shënoi golin e barazimit në minutën e 91-të. Me këtë gol ai e bëri sefte në Turqi me tundjen e rrjetave, duke u treguar vendimtar, pasi vendosi baraspeshën në 1-1 në sfidën që Kajserispor luajti kundër Genclerbirligi.Vendësit e Genclerbirligi kishin mbetur me 9 lojtarë pas dy kartonëve të kuq, ndërkohë që ishin në avantazhin 1-0 që në minutën e 26-të. Sulmuesi shqiptar është huazuar nga Sparta e Pragës, dhe në sfidën e së shtunës ai u aktivizua në minutën e 60-të. Kujtojmë se Tuci ka qënë në planet e trajnerit Silvinjo në Kombëtare, dhe ky është sinjal pozitiv edhe për ndeshjen me Serbinë.

Merr fund bankina bosh, Lushnja ul Ditmar Bicajn

Nga dita e djeshme, Ditmar Bicaj është trajneri i ri i skuadrës së Lushnjës, i cili merr vendin e Erion Xhafës, që dha dorëheqjen. Bicaj morri drejtimin e verdhwjeshilëve pas pesë javësh, ku kanë regjistruar vetëm 5 barazime. Ky do të jetë ekipi i dytë që Bicaj drejton në Kategorinë e Parë, pas sezonit të kaluar drejtoi Burrelin dhe arriti rezultate të mira me matjanët. Si klubi i Lushnjës, ashtu edhe vetë Ditmar Bicaj e kanë zyrtarizuar këtë lëvizje të fundit.

Ndeshjet-Java e gjashtë

E premte, 3 tetor 2025

Laçi-Apolonia                         14:00

Pogradeci-AF Luftëtari          14:00

E shtunë, 4 tetor 2025

Burreli-Korabi                         14:00

Iliria-Besa                                14:00

Lushnja-Kastrioti                    14:00

Skënderbeu-Kukësi     14:00

RENDITJA

Skuadrat                    Nd       P

1.Skënderbeu              5          13

2.Laçi                          5          9

3.Apolonia                  5          8

4.Pogradeci                 5          8

5.Burreli                      5          8

6.Iliria                          5          7

7.Lushnja                    5          5

8.AF Luftëtari             5          4

9.Korabi                      5          4

10.Kukësi                    5          4

11.Besa                       5          3

12.Kastrioti                 4          2