“Elbasan Arena”: Dështon miqësorja me Koracinë, ja me kë do të luajnë kuqezinjtë

338
Federata Shqiptare e Futbollit kërkon që më datën 13 të muajit të ardhshëm të luajë në “Elbasan Arena” ndaj përfaqësueses finlandeze, ndërsa katër ditë më pas, pra më 17 Nëntor të udhëtojë drejt Kosoves.
Ndonëse bisedimet janë në rrugë të mbarë, pritet vetëm përgjigjja e palës finlandeze për zyrtarizimin e këtyre dy miqësoreve. Ashtu sikurse kish thene edhe kryeministri Rama, FSHF kishte planifikuar nje miqesore me Kroacine, por kjo ide ka deshtuar sepse kroatet kerkonin nje cmim shume te larte per te udhetuar drejt Shqiperise.
Me sa duket federat ka deshtuar ne tratativat e saj per ti siguruar kuqezinjve nje miqesore dinjitoze.
Shqipëria pritej të luante me një skuadër që është kualifikuar në Francë 2016, por duket se kundërshtarja e radhës e kuqezinjve do të jetë Finlanda, e cila i mbylli eliminatoret në vendin e katërt në Grupin F në kuotën e 12 pikëve, ndërsa aktualisht pozicionohet e 64-ta në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.
Përsa i përket miqësores me Kosovën, Federata Shqiptare e Futbollit e kishte vendosur që të luhej në Nëntor por pritej thjesht përcaktimi i datës, që ishte në varësi të miqësores tjetër. Ne fakt nuk dihet se sa kjo ndeshje festive do ti vleje realish pergatitjes se pjesmarjes ne Euro 2016.
Sigal