Egnatia mund Vllazninë në Shkodër dhe sheh Europën

115
Sigal

Egnatia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në luftën për një vend në Europë teksa ka mundur me shifrat 1-0 Vllazninë në Shkodër.

Sfida ka qenë e hapur në pjesën e parë me raste për të dy skuadrat, por me rrogozhinasit që përfituar nga një përgjumje e prapavijës shkodrane pas topit të humbur nga Boshnjaku para zonës për të shënuar me Fernandon(44′).

Në pjesën e dytë, në fushë për vendasit hyri Latifi i cili krijoi rrezikshmëri dhe fitoi një penallti. Por ai “kopjoi” goditjen e Herri Kejn duke fluturuar topin mbi traversë nga pika e bardhë, duke shpërdoruar një mundësi të artë, teksa u largua i dëmtuar pak minuta më vonë.

Egnatia shënoi edhe golin e dytë por pa t’i anulohej me VAR pas rishikimit të fillimit të aksionit të nisur me faull. Megjithatë, skuadra e Duros ia doli t’i rezistonte sulmeve të shkodranëve në fund të sfidës dhe të mbyllte ndeshjen me një fitore minimale që e bashkon me skuadrat që luftojnë për zonën e Europës teksa lë pas pikërisht Vllazninë.