E pëson Marash Kumbulla, Gjykata Sportive dënon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, sepse….

213
Sigal

Marash Kumbulla është dënuar me 1 ndeshje nga Gjykata Sportive ditën e sotme, pas protestave në ndeshjen e mbrëmjes së djeshme kundër Fiorentinës.

Shqiptari nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Fonseka për sfidën kundër Xhenoas, e planifikuar për t’u zhvilluar këtë të diel.

20-vjeçari kuqezi e nisi ndeshjen ndaj Fiores si titullar pas një periudhe pushim për shkak të dëmtimit. Kumbulla zhvilloi një paraqitje pozitive, por protestat për një faull gjatë lojës bënë që të ndëshkohej me karton të verdhë, duke plotësuar numrin e 5 kartonëve.