E nisën mbarë Ligën e Kombeve, flet trajneri i Kosovës: Ndeshje e komplikuar, fitorja na dhuron vetëbesim

147
Sigal

Kosova arriti të siguronte tre pikët e para të Ligës së Kombeve teksa mposhti Qipron me rezultatin 0-2. Në përfundim të takimit ka folur edhe vetë tekniku i “Dardanëve”, Alan Zhires i cili ka treguar vështirësitë teknike që ekipi shfaqi në fushë, por ka përmendur dhe rëndësinë e këtij suksesi në prag të sfidave të tjera të grupit.

“Një ndeshje shumë e komplikuar, sidomos gjatë pjesës së parë. Orientimi i lojës tonë nuk ishte i mirë, bëmë disa gabime teknike. Në pjesën e dytë tentuam të fokusoheshim në principet tona për të ndryshuar lojën dhe të bëjmë atë që jemi të aftë të bëjmë.

Kërkova nga lojtarët që të ripozicionohen në fushë, tentuam të luajmë nga krahët, mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar.

Nuk e kam pëlqyer pjesën e parë të lojës. E dimë pse, duhet të mbështetemi në lojën e pjesës së dytë.

Rezultat i mirë, na dhuron vetëbesim. Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e radhës, ndaj Greqisë.”, u shpreh Zhires.