E konfirmon Bayerni, Thiago është i Liverpoolit

169

Mungon vetëm zyrtarizimi, Thiago do të transferohet në Liverpool ku do të veshë fanellën me numrin 6.

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, ka konfirmuar atë që u raportua orë më parë, se Liverpooli ka arritur marrëveshje me klubin gjerman për blerjen e Thiago Alcantarës.

Ai do t’i kushtojë Redsave 30 milionë euro, derisa është nisur tashmë për Angli, pasi ka përshëndetur të gjithë te klubi ku ku luajti për shtatë sezone.

“Thiago është lojtar i mrekullueshëm që kaloi shtatë vite të suksesshme këtu. Është person i mrekullueshëm dhe profesionist i jashtëzakonshëm. Ishte shumë emocionuese momenti kur na dha lamtumirën të gjithëve”, tha para pak minutash Flick, duke konfirmuar shitjen e spanjollit te Liverpooli.