E kandidojnë për “Topin e Artë”, Mane jep mendimin e tij: E meriton Benzema!

109
Sigal

Mbetet vetëm pak për të mësuar se kush do të zgjidhet lojtari më i mirë i vitit 2022. E si rrjedhojë edhe se kush do të jetë fituesi i Topit të Artë. Karim Benzema duket të jetë favoriti kryesor, edhe pse disa ekspertë e vendosin edhe Sadio Mane mes kandidatëve të mundshëm.

Sulmuesi senegalez, i cili u transferua nga Liverpuli te Bayern Mynih në verë, foli për Canal + për rivalin e tij francez. E vlerësimet e Mane për Benzema ishin në nivelin më të lartë.

“Benzema bëri një sezon të mrekullueshëm me Real dhe fitoi Ligën e Kampionëve”, tha Mane.

Lojtari i bavarezëve ka folur për krahasimin me të, në garën për “Topin e Artë”.

“Sinqerisht, mendoj se Topin e Artë këtë vit e meriton Karim. Pati një sezon të madh me Real, fitoi Ligën e Kampionëve. Unë mendoj se ai e meriton plotësisht, jam i lumtur për të”.

Në planin personal, pastaj, Manè u ndal te kalimi te Bayern dhe triumfi në Kupës së Afrikës me Senegalin: “Ishte një lloj çlirimi për mua dhe vendin tim. Por e përsëris, besoj se Topi i Artë duhet të fitohet nga Benzema dhe sinqerisht mendoj kështu”.