Qeveria kroate ul çmimin e ushqimeve bazë për të zbutur ndikimin e inflacionit

89
Sigal

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç prezantoi kufijtë e çmimeve për artikujt ushqimorë bazë, për të zbutur ndikimin e inflacionit të lartë.

“Ka një rritje të madhe në çmimet e produkteve ushqimore bazë. Pas konsultimit me prodhuesit dhe zinxhirët e shitjes me pakicë, ne kemi rënë dakord që do të kufizojmë produktet e mëposhtme”, – tha Plenkoviç në mbledhjen qeveritare.

Produktet ushqimore çmimi i të cilave do të kufizohet, përfshijnë vajin e lulediellit, qumështin, miellin, sheqerin e bardhë, mishin e pulës, mishin e derrit dhe mishin e grirë.

Paketa e masave, e cila vlen pothuajse 21 miliardë kuna (2.8 miliardë dollarë), si për qytetarët, ashtu edhe për bizneset, tha Plenkoviç.

Masat e reja do të jenë në gjendje të mbrojnë qytetarët kroatë, sektorin publik dhe ekonominë dhe mund të mundësojnë një vjeshtë dhe dimër më të parashikueshëm këtë vit, vuri në dukje ai.

Masat e lehtësimit erdhën mes inflacionit dyshifror në Kroaci, pasi çmimet e konsumit në vend u rritën me 12.3 për qind në korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, norma më e lartë e inflacionit që kur Zyra Shtetërore e Statistikave Kroate filloi të regjistronte të dhënat. /Monitor/