Drejtori sportiv “trondit” Bajernin: Levandovski na ka kërkuar largimin!

125
Sigal

Robert Levandovski ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat në ditët e fundit për shkak të zërave se Polaku kishte kërkuar largimin nga bavarezët.

Lajmi i bujshëm është konfrimuar nga vetë drejtori sportiv i Bajernit, Salihamidziç i cili ka pranuar se Levandovski i ka kërkuar largimin nga klubi, por qëndrimi i gjermanëve ndaj tij nuk ka ndryshuar.

“Fola me Levandovskin. Gjatë bisedës sonë ai më konfirmojë se dëshiron të largohet nga klubi.
Është në kërkim të një eksperiencë të re jashtë Gjermanisë.

Pozicioni ynë nuk ndryshon.

Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 dhe ne duam që ai ta respektojë atë.”, tha Salihamidziç.