Noti durrsak në zi, Shpëtim Damini në përjetësinë e tij

266
Sigal

nga Bujar Qesja

E mërkura e 17 marsit 2021, vjen me një lajm të dhimbshëm. Një nga emrat e njohur të notit durrsak dhe atij kombëtar Shpëtim Damini, nuk jeton. Fiziku i tij i fortë, nuk mundi ti bëj ballë momentit fatal. Largimi i tij nga jeta, la në pikëllim të thellë familjen, të afërmit, miqtë dhe shokët. Shpëtimi ka dhënë shumë si notar, por edhe si trajnues aktiv i  brezit të ri të notarëve. Në klubin shumësportesh “Teuta”, ka dhënë një ndihmesë aktive në formimin dhe rritjen mjeshtërore të shumë notarëve. Në kohën kur notoi në vitet 80-të ishte rekordmen në stilin e bretkocës. Karriera e tij u ngrit, deri në trajner të ekipeve kombëtare të notit dhe mori pjesë në shumë veprimtari ndërkombëtare. Mbaroi shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” dhe më pas studimet në Universitetin e Sporteve. Me largimin e tij nga jeta, noti durrsak humbi protogonistin, ndërsa ne mikun dhe shokun e paharruar.
Jetë të gjatë në memorien tonë Shpëtim Damini!


Ngushëllime!

 

Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku

Presidenti i Federatës së Notit, z.Agim Çiraku i shpreh ngushëllime familjes së notarit durrsak Shpëtim Damini. Të afërmve, miqve dhe dashamirsëve, për humbjen e parakohshme të notarit të shquar. Shpëtimi Damini do të mbetet përherë në mendjen dhe zemrat e sportdashësve, dashamirsëve të notit, shokëve, miqve dhe Federatës Shqiptare të Notit.