Mariupol nuk gjen qetësi/ Mediat ukrainase: Sulme të vazhdueshme në fabrikën e çelikut Azovstal

116
Sigal

Regjimenti Azov, i cili mbron fabrikën e çelikut “Azovstal” në Mariupol ka raportuar se rusët po vazhdojnë të sulmojnë këtë zonë me bombardime e raketa.

Sipas tyre, në një përpjekje për të marrë në kontroll uzinën, u mblodhën një numër i madh këmbësorësh.

“Ukrainasit tregojnë për një ‘situatë kritike’, duke deklaruar megjithatë se po arrijnë të zmbrapsin përpjekjet e armikut për t’u depërtuar”, thuhet në një raportim të mediave lokale.