Do të luhet sot pjesa e mbetur e derbit Tirana-Partizani, shkak ndërprerja e energjisë në stadium

481

Sigal

 Ashtu siç pritej, në orën 14:00 do të nis derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, pasi ndeshja u la dje përgjysmë pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Mësohet se sot do të luhen minutat e fundit nga sfida, ndërsa hyrja për tifozët është e lirë. Sakaq, dje në minutën e 63 pas një problemi teknik ikën dritat në stadiumin ‘Selman Stërmasi’, duke bërë që organizatorët të shtynin ndeshjen.

Ndonëse dritat erdhën fill pas vendimit, ndeshja, e cila ishte në rezultatin 0-0 u shty.