Kundërshtojnë shembjen e banesës, familjarët përplasen me policinë

474
Sigal

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka hasur sot në kundërshtinë e banorëve në rrugën “Faik Konica” në kryeqytet. Banorët e një familje nuk kanë lejuar shembjen e një muri pranë banesës së tyre, duke kërkuar që së pari nga punonjësit e INUK t’u tregohet dokumenti që urdhëron këtë ndërhyrje.

Por pasi nuk iu është paraqitur një dokument i tillë, ata janë përplasur me policinë.

Gjatë këtij aksioni ka patur një prani të madhe të forcave të policisë, të cilët kanë hasur kundërshtinë e banorëve, pasi këta të fundit kanë qëlluar me gurë në drejtim të uniformave blu.

Si pasojë e konfrontimit me policinë, dy prej banorëve kanë humbur ndjenjat, dhe në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë edhe ambulancat.

Sakaq, policia ka shoqëruar 4 persona, si dhe po punohet për normalizimin e situatës.