Do ketë një rindeshje me Mayweather, McGregor u jep fund dyshimeve

134
Sigal

Floyd Mayweather befasoi fansat me një deklaratë duke thënë se ai dhe Conor McGregor do të luftojnë vitin e ardhshëm.

Madje ai tha se tashmë ka pasur bisedime mes dy palëve për të përcaktuar nëse do të jetë një luftë profesionale apo jo. Por duket se irlandezi ka plane të tjera kur bëhet fjalë për një luftë të dytë me Floyd.

‘The Notorious’ postoi një foto në Instagram të luftës së tyre në vitin 2017 me një mesazh të prerë: “Nuk jam i interesuar”.

Nuk dihet se a është ky një qëndrim zyrtar apo është një shfaqje e irlandezit për të gjeneruar më shumë interes për një revansh ndaj Mayweather.

Mayweather fitoi takimin e parë mes të dyve në vitin 2017 me një nokaut teknik në raundin e 10-të. Ishte meçi i parë profesionist i McGregorit në boks, pasi fitoi titullin në UFC.

Që atëherë, irlandezi nuk ka ecur mirë. Ai ka një rekord 1-3 në UFC, duke përfshirë një dëmtim në këmbë që e mbajti atë jashtë tetëkëndëshit ose ringut për më shumë se një vit.

Mayweather do të ketë një ndeshje spektakli kundër luftëtarit japonez të arteve marciale të përziera Mikuru Asakura. Ai do të zhvillohet të dielën më 25 shtator në Japoni.