Rooney i fiksuar me kumarin, harxhon 600 mijë euro për vetëm dy orë në kazino

453
Situata e futbollistit të Manchester United, Wayne Rooney, nuk duket e mirë. Kapiteni i djajve të kuq prej kohësh ka humbur rolin e liderit në skuadër me aktivizimin e pakët, por përpos kësaj, edhe jashtë situata nuk duket ndryshe.
31-vjeçari siç raporton britanikja “The Sun” është parë të frekuentojë kazinot e qytetit në orët e vona duke luajtur shuma të konsiderueshme parash. Një reporter deklaron se idhulli i 20 herë kampionëve të “Premier League” ka humbur gati 600 mijë euro (rreth 500 mijë sterlina), në vetëm dy orë në Kazino.
“Mbërriti në mesnatë, në mesjavë, kur në Kazino nuk kishte shumë njerëz. Shkoi në zonën VIP dhe qëndroi aty deri në orën 2 të mëngjesit. Wayne po luante në mënyrë të pakontrolluar. Fiksonte tavolinën dhe fishat, duke vënë baste të vazhdueshme në ruletë dhe në lojën “Black Jack”. Ndërkohë që luante, konsumonte edhe birrë, por nuk ishte i dehur. Ishte gati i magjepsur nga loja. Kur ishte te ruleta, vendosi shumë baste për të kuqen dhe gjithashtu te numrat tek. Vazhdonte të humbte shumë, por kjo e shtynte që të luante edhe më shumë”, citon “The Sun” burimin që ishte dëshmitar okular i ngjarjes.
“Njerëzit që ishin në Kazino e shikonin të shtangur dhe gati gati nuk perceptonin atë që po ndodhte. Wayne gjatë fundit dukej vërtetë poshtë me moralin. Natyrisht personeli i Kazinos e trajtoi si një personazh dhe bastexhi VIP. Rooney fiton shumë, por shifra që humbi ishte vërtetë e konsiderueshme”, vijoi burimi i “The Sun”. Një tjetër dëshmitar okular e shton dozën e dëshmisë së tij, pasi bën disa deklarata edhe në lidhje me reagimin e Coleen, bashkëshortes së ish-sulmuesit të Everton. “Nuk do të doja të isha në vendin e Rooney, kur bashkëshortja e tij, Coleen do të marrë vesh atë që ka bërë. Kur ngjarja ndodhi, ajo gjendej në Europë, me fëmijët, dhe Kazino është vendi i fundit ku ajo do të dëshironte ta shihte të shoqin. Coleen është një grua biznesesh të suksesshme, ndaj ajo që ka bërë Rooney, për atë është e tmerrshme”.
Sigal