Sociedad mposht Villarealin, Europa League më pranë!

298
Sigal

Sociedad bën goditjen e madhe në javën e 36-të të La Ligas. Skuadra baske triumfoi me shifrat 1-2 brenda në Estadio de la Ceramica përballë Villareal, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në Europa League në sezonin e ardhshëm.

Golat e sulmuesit William Jose dhe mbrojtësit Diego Llorente i dhanë fitoren Real Sociedadit dhe i shkaktuan humbjen e dytë rresht në shtëpi Villarealit, që gjithsesi me këtë disfatë nuk vendos në rrezik kualifikimin direkt në grupet e Europa League.

Golin e vetëm për nëndetsen e verdhë e realizoi Santi Cazorla. Përfundoi në barazim pa gola ndërkohë sfida tjetër mes Alaves dhe Getafes.