Djelmoshat e Ronald Koemanit: Gjashtë super talente që po i bën gati për dekadën e ardhshme të Barcelonës

200
Sigal

Ronald Koeman ka një reputacion si trajner që sjell risi dhe iu jep të rinjve hapësirë në futboll.

Trajneri holandez ka ndihmuar në fillimin e karrierës emra të njohur si Zlatan Ibrahimovic, Juan Mata, Virgil van Dijk dhe Sadio Mane.

Tani, te Barcelona, ai po formon një brez të ri talentesh, shumica e të cilave vijnë nga brenda mureve të akademisë së klubit.

Ansu Fati, Riqui Puig, Ronald Araujo, Oscar Mingueza, Ilaix Moriba dhe Pedri (ish lojtari i Las Palmas) ka impresionuar këtë sezon.

Janë gjashtë të ri që mund të formojnë thelbin e ekipit të Barcelonës për dekadën e ardhshme.

18-vjeçari luan sikur t’i kishte 25 vjet pasi leximi i lojës shkon përtej viteve të tij. Vizioni dhe kontrolli i mirë i topit, janë disa nga aftësitë që ai i ka demonstruar që kur mbërriti nga Las Palmas, duke e krahasuar shpesh edhe me Andres Iniestan. Në 38 paraqitje këtë sezon, mesfushori ka shënuar tre gola dhe ka dhënë katër asistime.

Megjithëse nuk ishte Koeman ai që zbuloi Ansu Fatin – përkundrazi Ernesto Valverde – 18-vjeçari ishte në formë të mirë nën drejtimin e trajnerit të tij të ri në fillim të edicionit. Koeman fillonte me të riun para Ousmane Dembeles dhe Antoine Griezmannit, duke ia shpërblyer me pesë gola dhe katër asistime në 10 paraqitje. Një dëmtim e ka ndalur zhvillimin e tij, por ai do të kthehet me golat, ritmin dhe spektaklin e tij.

Gjatë mungesës së Gerard Pique nga lëndimi, 21-vjeçari u bë figurë kryesore në mbrojtjen katalanase. Paraqitjet e tij ishin shumë më të mira se sa të partnerëve të tij, Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti. Në 21 paraqitje këtë sezon, qendërmbrojtësi ka arritur të shënojë edhe një gol dhe ka bërë shumë fansa me paraqitjet e tij.

Mbrojtësi 21-vjeçar është kthyer në një lojtar të mirë për Koemanin në muajt e fundit. Roli natyral është qendërmbrojtës, por shkathtësia dhe forma e tij ka bërë që trajneri të ndërrojë formacion dhe të luajë me tre në prapavijë, duke e lënë Sergino Dest në disa raste në bankë.

Më i fundit që është ngritur nën drejtimin e Koeman është 18-vjeçari i diplomuar në La Masia.

Ai ka tërhequr vëmendjen në pesë ndeshjet e tij për ekipin e parë. Atij iu besuan minuta kundër Sevillas si në La Liga ashtu edhe në Copa del Rey.

Moriba ndaj Osasuna e gjeti edhe golin e parë me fanellën e Barcelonës.

Pasi iu tha që gjëja më e mirë ishte që të largohej në huazim, mesfushori ka mbajtur durim dhe ka pritur rastin e tij nën drejtimin e Koeman.

Ai deri tani ka bërë 17 paraqitje për Blaugrana këtë sezon, duke shënuar kundër Elches dhe shënuar penalltinë fituese në gjysmëfinalen e Superkups së Spanjës kundër Real Sociedad.