Dinamo-Tirana/ Luhet sot përballja numër 138, statistikat e derbit

401
Sigal

Tirana dhe Dinamo në historinë e tyre kanë luajtur 137 takime.

Bardheblutë kanë fituar 57 herë, Dinamo ka dalë triumfuese 46 takime, ndërsa 34 sfida janë mbyllur në barazim.

Golavarazhi i përgjithshëm është 205-177.

Sfida ka më shumë se nëntë vite që nuk luhet, sepse Dinamo është endur mes Kategorisë së Parë që prej daljes nga Kategoria Superiore.

Derbi i kryeqytetit, Dinamo-Tirana do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin “AIR Albania”, e vlefshme për Grupin A të turit të Dytë të Kupës së Shqipërisë.