Dinamo Batumi-Tirana/ Bardheblutë 45 minuta larg kualifikimit, Lushkja vendos pjesën e parë (VIDEO)

39
Sigal

Tirana e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë ndaj Dinamo Batumit, sfidë e vlefshme për turin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Heroi i 45 minutave të para është padyshim Regi Lushkja, i cili shënoi edhe golin për kryeqytetasit në minutëne 28-të.

Gjithçka nis nga ana e djathtë e fushës, me një prej “bardhebluve”, që merr me vrull krahun dhe në fund pason bukur për Lushkjen në qendër, i cili me një goditje potente tokazi ndëshkon portierin vendas, duke çuar topin në rrjetë.

Ndërkohë teksa pritej përfundimi i pjesës së parë bardheblutë kishin mundësinë për të dyfishuar shifrat. Hasani godet fort në hyrje të zonës, por portieri i vendasve bën mrekullinë dhe shpëton skuadrën e tij.