Tirana merr kryesimin, Flamurtari prek  fundin     

459
Sigal

Moisi Dalipi        

Pas  ndeshjeve të ekipit tonë kombëtar, për dy ditë më 14 dhe 15 shtator janë rikthyer ndeshjet e javës katërt të Kategorisë Superiore. E veçanta që pamje të parë konstatohet në atë se të gjitha ndeshjet janë zhvilluar në ora 16.00   për faktin jo për minimizuar aleancat fluide dhe lëshimet në rezultat  siç ndodh rëndom në ndeshjet  e fundit të sezonit, por për arsyen e vetme,  sepse në stadiumet tona sistemi ndriçimit nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjeve. Më mirë këtë fakt e vërtetoi ndeshja e javës dytë Tirana –Teuta e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, ku defekti në sistemin elektrik bëri që ndeshja të ndërpritej më shumë se 20 minuta . Gjithsesi,  le të kthehemi tek rezultatet dhe ato çka prodhuan skuadrat në fushën e lojës këtë javë. Rezultatet janë këto:

 

Java e  katërt  (14-15  Shtator )                                                   

Tirana      3-1  Skënderbeu

Teuta       0-0  Vllaznia

a Laçi        1-0  Partizani

Bylis       2-1  Kukësi

Luftëtari 2- 1 Flamurtari

 

Klasifikimi

 

1. Tirana              10 pikë

2. Tetuta              8  pikë

3. Bylis                7  pikë

4. Kukësi              7 pikë

5. Partizani           6 pikë

6. Skënderbeu      6  pikë

7. Vllaznia            5 pikë

8. Laçi                 4 pikë

9. Luftëtari          3 pikë

10. Flamurtari      0 pikë

 

Pa asnjë dyshim që kryefjala e kësaj jave është Tirana që me fitoren  3-1 ndaj Skënderbeut ka marrë  kryesimin për të treguar se ky kampionat që përkon dhe me  100-vjetorin e krijimit S.K Tiranës, e ka të fortë dëshirën të shpallet kampione për herë të 25–të në historinë e saj një shekullore. Pas  katërt javëve është në krye me  10 pikë me bilancin;  tre fitore dhe një barazim, me golavarazhin 8 gola të shënuar dhe vetëm  1 (një) të pësuar. Bukur fort bardhëeblutë, të cilët dhe përballë Skënderbeut treguan se janë një skuadër që e kërkojnë fort  suksesin. Goli parë i shënuar në minutat shtesë të  pjesë parë 45`+21  nga sulmuesi Ngo i dha më shumë siguri Tiranës në lojën e saj. Barazimi përkohshëm në  minutën  e 66` nga Pollozhani për korçarët, duket se i mobilizoi më shumë tiranasit që kalojnë në avantazh në minutën e 85’ me anë të Grent Halili që në fushë është thjesht një futbollist që  di vetëm të shënojë. Tre gola në katër javë kampionat ka shënuar ky djalosh 21-vjeçar  duke shënuar emrin në top listën e golashënuesve  jo vetëm të skuadrës tij, por dhe në atë të kampionatit. Dhe kur mendohej se ndeshja do mbyllej me  këtë rezultat , është mbrojtësi Hoxhallari që ka shënuar golin e tretë duke fiksuar shifrat në 3-1.

Festë në Mallakastër! Skuadra e Bylisit ka fituar në  me rezultatin 2-1 ndaj nënkampionëve të Kukësit, duke iu marrë edhe vendin e tretë në klasifikim fal golavarazhit më të mirë. Një fitore me përmbysje kjo për Bylisin që pasi e pa veten në disavantazh në minutën e  15’ 1 me golin e  shënuar nga Vesel Limaj, ka barazuar me anë të portierit Isi Hidi me penallti në minutën e 31’ të pjesës së parë. Goli dytë  që shënon ky portier me penallti, se një gjë të tillë e ka bërë dhe javën e tretë, në atë fitore historike të ballshiotëve 0-3  në Korçë  me Skënderbeun. Në pjesën e dytë, që është dhe më bukura e kësaj ndeshjeje, dhe  pikërisht në fundin e saj në minutën e 89’ djaloshi mallakastriot Valentino Murataj do shënonte atë gol fitoreje  që do ndizte festën e gëzimit. Por ka festuar si i çmendur për golin dhe fitoren Murataj, ndaj gjyqtari nuk e ka kursyer kartonin e kuq. Gjithsesi  Bylis i jep leksion të mirë Kukësit,  se kampionati nuk fitohet me eufori. Laçi fiton 1-0 me Partizanin dhe merr tre pikët e para të plota. Ka  mjaftuar një gol i shënuar  nga Lushkja në minutën e 60’ të ndeshjes që vendasit t’i rrëmbejnë fitoren  Partizanit, ashtu siç kanë bërë  dhe më parë në këto sezonet e fundit. Partizani, trajnerit italian Lerda jo vetëm që nuk bindi  me lojë, por tregoi qartë se me besimin e të qenit kampion në fuqi nuk luhet futboll dhe nuk fitohet ndeshja. Në katër  javë  vetëm 6 pikë me  dy fitore dhe dy humbje, çka do të thotë se Partizani është prekur tashmë nga kriza e  rezultateve.

Teuta dhe Vllaznia  janë ndarë në “paqe” pas atij barazimi 0-0 në stadiumin “Niko Dovana”. Një pikë që kënaq  shumë shkodranët për këtë ndeshje transferte, kur mendon se Vllaznia ka luajtur për më shumë se 37 minuta me 10 futbollistë, për arsye se Ramadani është ndëshkuar me karton të kuq  në minutën  53`  të ndeshjes. Nga ana tjetër Teuta që e  kërkoi shumë fitoren me synimin për të kapur kreun e klasifikimit nuk ka qenë e kënaqur me vetveten, por dhe me gjendjen që kishte fusha e lojës. Jashtë vëmendjes  së tyre nuk ka mbetur  dhe gjyqtari Kridens Meta për të cilin bregdetasit pretendojnë për një gol të anuluar, të shënuar në minutën e 43` nga kapiteni Arapi. Luftëtari  arrin  që pas  katër javëve kampionat të shijojë fitoren e parë. Dhe e ka arritur atë në ndeshjen e “derbit të jugut” me Flamurtarin , duke fituar me rezultatin 2-1. Personazhi  kryesor i kësaj ndeshjeje për  gjirokastritët bëhet fieraku 23-vjeçar Realdo Fili me dy golat e shënuar , duke bërë të pavlefshëm  barazimin e  përkohshëm të vlonjatëve të realizuar në minutën 72`  me anë të Vatnikaj. Kështu, Luftëtari  gjen fitoren e parë, pas katër javëve kampionat  kur  vetëm një  javë më parë drejtimin e skuadrës e ka marrë trajneri grek Jorgos Marantasi. Ndërkohë një histori më vete kjo paraqitje tërësisht zhgënjyese e Flamurtarit në këtë fillim kampionati që pas katër  javëve të  para të këtij kampionati i mungon fitorja e parë .Në katër javët e para të këtij kampionati Flamurtari  nuk ka arritur të marrë qoftë dhe një pikë. Ka arritur  të shënojë vetëm një gol dhe ka pësuar shtatë. Në katër  javët e para të këtij kampionati Flamurtari vazhdon të qëndrojë në  vendin e fundit të klasifikimit. Dhe  premton për ndryshimin  e pritshëm në të ardhmen. Këto vlerësime, por dhe shumë të tjera  si këto mund t’i bëjë  kushdo që  ka ndjekur sado pak  ecurinë negative të kësaj skuadre në  këtë kampionat. Nga do që t’i kthesh krahasimet  dhe llogaritë  me sezonet dhe kampionatet e kaluara të  Flamurtarit, skuadra e këtij sezoni rezulton se ky është starti dhe vijueshmëria më e keqe në katër javë e para të  kampionat për Flamurtarin.  Ku   po shkon kështu Flamurtari? Përgjigja dihet,  se po u vazhdua kështu, me këtë ritëm. me këto rezultate fundi këtij kampionati do ti rezervojë skuadrës   vlonjate   një vend  në “odën” e Kategorisë së Parë. Më parë Flamurtari e ka provuar  këtë “shije” të hidhur  në fund të sezonit   2003 -2004   Dhe e  ka kryer “stazhin” për t’u rikthyer në Kategorinë Superiore jo  si Tirana dhe Vllaznia me një sezon, por me  dy të tillë dhe pikërisht në sezonet   2004-2005 dhe 2005-2006 . Por ndryshe nga ai kampionat ku  Flamurtari piketoi vetë  rënien një kategori më poshtë, kësaj radhe gjërat duket edhe më keq. Kështu  në atë sezon Flamurtari në katër javët e para  e kishte marrë  një pikë pas tre humbjeve rresht, me  atë  barazimi 0-0  me Besën  në Kavajë  Duke  kërkuar të analizohen  shkaqet e dobësitë, rezulton se Flamurtari për këtë sezon  ka krijuar një skuadër vetëm për të qenë  prezent në garë dhe jo për  t’u ballafaquar  javë pas jave  të sezonit  me kundërshtarët.

 

 

Java e parë  e Kategorisë Parë

Ditën e shtunë   20 skuadrat e Kategorisë Parë, të ndara me një 10 skuadra  në dy grupe A dhe B   nisën garën e tyre për sezonin 2019 -2020. Ky është sezoni i 17 –të  i kësaj kategorie të futbollit tonë  të pagëzuar kështu në fund të sezonit 2002-2003 . Edhe pse të  20 skuadrat u njohën me kalendarin e sezonit,  vetëm  pesë ditë përpara fillimit të garës java e parë e tyre evidentoi dhe  problem për më tepër gjendjen e fushave. Kështu Veleçiku  dhe Besa janë të detyruara të “shtegtojnë” diku në kërkim të një fushe për të luajtur futboll. Për grupin A rezultatet  e javës së parë janë këto:

 

Grupi A Rezultatet

Kastrioti    3-2  Egnatia
Besëlidhja 3-0  Korabi
Veleçiku    0-3  Erzeni
Tërbuni      2-0  Dinamo
Shkumbini 2-0 Burreli

 

Siç  shikohet në pesë ndeshjet  s’ka asnjë barazim, ku janë shënuar plot 15 gola me mesataren  3 gola për ndeshje. Krutanët e rikthyer në këtë kategori fitojnë me vështirësi me rrogozhinasit. Besëlidhja me atë 3-0  me Korabin do të thotë që është pretendente, ashtu si dhe Erzeni ku foton në trasnfertë 0-3 me Veleçikun. Tërbuni dhe Shkumbini fitojnë pastër me rezultatet 2-0  kundër Dinamos dhe Burrelit. Në  grupin  B surpriza e ka emrin, Devolli i zonës  Bilshitit  që  fiton me një 3-0 ndaj Pogradecit. Ndeshjet e  javës  së parë  dhanë  këto rezultate:

 

Grupi B – Rezultatet

Devolli    3-0 Pogradeci
Oriku       2-1 Besa
Elbasani   0-1 Apolonia
Lushnja    4-1 Shënkolli
Turbina    1-0 Iliria

Plot 13 gola të shënuar në pesë ndeshje. Mesatare e kënaqshme ku Lushnja me atë 4-1 ndaj Shënkollit tregoi pretendime për kreun e grupit, sikundër dhe Apolonisë që fiton  në transfertë 0-1,me Elbasanin. E veçantë fitorja përuruese  me shifrat 3-0 e Devollit të Bilishtit kundër Pogradecit. Turbina fiton  ngushtë  me 1-0 ndaj Ilirisë, por janë tre pikë me vlerë. Ndërkohë “Oriku” përmbys  me  një 2-1 Besën, duke përcjellë  me fitore atë ceremoni që dhuroi fillimi i ndeshjes, ku shkelmimin simbolik të topit të parë e kreu një ish-futbollist i shquar i Flamurtarit dhe ekipit tonë  kombëtar, Geri Çipi.