Deschamps mbështet Benzeman: Është kandidat serioz, e meriton ‘Topin e Artë’

180
Sigal

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps ka mbështetur sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema për të fituar “Topin e Artë”.

Francezi që kaloi një super sezon me klubin madrilen dhe Kombëtaren, është një nga kandidatët më kryesorë për “Topin e Artë”.

Deschamps ka uruar që Benzema ta fitojë këtë çmim prestigjiozë gjatë konferencës së sotme.

“Është një çmim individual prestigjioz. Ai është një kandidat shumë serioz për ta fituar atë. Sigurisht që i uroj atij për ta fituar atë”,u shpreh trajneri .

Ndërkohë, mediat franceze raportojnë se “France Football” tashmë ka vendosur dhe Lionel Messi është sërish fituesi i “Topit të Artë”.