Derbi me Tiranën, Dinamo nxjerr në shitje biletat, çmimet për çdo sektor

25
Sigal

Dinamo dhe Tirana do të luajnë ditën e nesërme ndeshjen e vlefshme për javën 19-të të Superiores. Ndeshja e parë e fazës së tretë do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” duke startuar nga ora 17:00.

Një derbi historik që luhet për 3 pikët e domosdoshme, për “luftën” e “Final Four”.

Në prag të kësaj sfide, klubi dinamovit ka nxjerrë në shitje edhe biletat. Çmimet fillojnë nga 500 lekë të reja për tribunën e miqve dhe atë përballë, ndërsa në tribunën A dhe B, çmimi është 1000 lekë.