“DERBI” I KRYEQYTETIT / Në Kampionatin e 87-të, sfida e 181-të përballë 44 tituj të Superiores. Flasin Ylli Shehu e Saimir Malko

SPECIALE NGA AGRON KAJA

 

NOA

 

Partizani luan për Europën, Tirana për mbijetesën

HISTORI-BILANC-AKTUALITET

Ndeshjet ekstreme

Ndeshja e parë

Datë 30 mars 1947

Partizani-17 Nandori              8-0

Ndeshja e fundit

Datë 7 dhjetor 2025

Tirana-Partizani                       0-2

 

Bilanci në Superiore

Ndeshje                       180

Fitore Partizani            74

Fitore Tirana                49

Barazime                     57

Golat               239-195

FC PARTIZANI

Renditet në vëndin e 5-të

me 30 pikë: 8 F, 6 B, 9 H,

Golat 21:28

KF TIRANA

Renditet në vëndin e 8-të

me 21 pikë: 4 F, 9 B, 10 H,

Golat 19:34

 

Ylli Shehu: Partizanit i duhen tifozët për fitoren e sfidës

Java e 24-t e Superiores luan “derb”-in e kryeqytetit Partizani-Tirana, si do shërbejë ai për Partizanin?

Mendoj se ky “derbi”, së pari do të sjellë shumë tifozeri në stadium. Sepse kemi dy skuadra në rritje, kryesisht gjatë dy muajve të parë të vitit 2026. Partizani po e ngjit renditjen, Tirana po del nga zona e ftohtë e kjo situatë e bën të veçantë kwtë sfidë.

Në këtë “derbi” të 181-të, Partizani është më superior në renditje në raport me Tiranën, do ndikojë kjo në rezultat?

Pjesa kryesore është se nga merkato e janarit, Partizani ka lojë në rritje, ndërsa  Tirana ka marrë shumë pikë. Ndërkohë që në rezultat, them se kjo situatë do ketë ndikim te të dyja skuadrat, sepse të dy ekipet duan fitoren në këtë sfidë.

Sa ndikim do të kenë dy ndeshjet që këto skuadra kanë luajtur mes tyre në dy fazat e para, Partizani-Tirana 0-3, dhe Tirana-Partizani 0-2?

Jo, nuk mendoj se rezultatet e dy fazave të para do kenë ndikim në këtë “derbi” të dielën”. Tashmë ato janë si diçka e harruar, sepse të dyja ekipet ishin në situata të vështira, gati për mbijetesë. Tani janë në situata më të mira, kanë dalë nga zona e ftohtë.

Partizani-Tirana kanë luajtur mes tyre 180 ndeshje në Superiore, sa do ndikojë historia?

Në ndeshjet “Derbi”, unë mendoj se historia edhe nuk ndikon, sepse në të tilla sfida nuk dihet rezultati. Tashmë të dyja skuadrat kanë ndryshim në përbërje dhe në lojën e tyre, dhe këtë herë historia mbetet “peng” i realitetit mes tyre.

Jemi një ditë para zhvillimit të “Derbi”-t! Cili është parashkimi juaj për rezultatin e tij, dhe pse?

Për rezultatin, unë jam që ta fitojë Partizani. Por dihet fakti, se në një “derbi”  rezultati është i paparashikuar. Do jetë një duel shumë i fortë, si zakonisht mes këtyre dy skuadrave, të cilat janë të motivuara për rezultatin pozitiv, që u jep ngjitje në renditje.

Në karrierën tuaj si futbollist me Partizanin, sa herë e keni luajtur “derbin” me Tiranën dhe si i kujtoni?

Unë kam luajtur shumë ndeshje “derbi” me Tiranën dhe i kam provuar të gjitha: Fitore, barazime, gola dhe humbje. Por mes tyre, kam përjetuar edhe një tifozeri madhështore, të cilën pres që ta kemi edhe këtë herë në “Air Albania”.

Në fundin e fazës së katërt të Superiores 2025-2026, ku e mendoni Partizanin në tabelën e renditjes?

Nuk mendoj ndonjë renditje të veçantë për të dyja këto skuadra të mëdha në futbollin shqiptar, të cilat më shumë se kurrë, duhet ti kthejnë kënaqësinë kampionatit shqiptar. Rezultatet e tyre kanë sjellë mungesën e tifozerisë.

 

“Derbi” pa aromë titulli, e veçanta kryesore e kësaj sfide

“Derbi” është i pa parashikueshëm”, këtë e deklarojnë edhe dy ish-futbollistët te Partizani e Tirana, Ylli Shehu e Saimir Malko, të cilët u shprehwn mes të tjerave, se të dyja klubet kanë bërë lëvizje të mira në merkaton e janarit. Duke veçuar rikthimin e Xhixhës te Tirana dhe të Muratajt te Partizani, trajnerët Oltijon Kërnaja dhe Ardijan Nuhiju e kanë presionin, pasi ky “derbi” nuk luhet për titullin, por për mbijetesë e ngjitje në renditje. Kjo është e veçanta kryesore e kësaj sfide.

Ndizet “derbi”, tifozët bardhwblu në sulm: Kundër morrave për 3 pikë

Të dielën në stadiumin “Air Albania” do të ndeshen dy ekipet e kryeqytetit Partizani-Tirana, në ndeshjen e tretë “derbi” për kampionatin në vazhdim.

Pritet të jetë e fortë dhe e bukur në fushë edhe në tribuna, dhe për këtë “Tirona Fanatics” ka vendosur të ndezin këtë përballje dy ditë më parë. “Të dielën do të luajmë kundër ‘morrave’, ndërsa jemi gati për 3 pikët e radhës”, shkruhej në njoftimin e tifozerisë së Tiranës.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026     

Ndeshjet-Java 24

E shtunë 14 shkurt 2026

Vora-Egnatia                           13:30

Teuta-Bylis                              16:30

E dielë 15 shkurt 2026

Dinamo C-Flamurtari  16:30

(Luhet në “Elbasan Arena”)

Partizani-Tirana                       16:30

(Luhet në “Air Albania”)

Vllaznia-AF Elbasani              19:30

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       P

1.Vllaznia                    23        45

2.Egnatia                     23        42

3.AF Elbasani              23        42

  1. Dinamo City 23 35
  2. Partizani 23 30

6.Teuta                        23        27

7.Vora                         23        25

8.Tirana                       23        21

0.Bylis                         23        20

10.Flamurtari               23        19

Saimir Malko: Tirana të ndryshojë marrshin e fitoreve

Java e 24-t e Superiores luan “derbi”-i kryeqytetit Partizani-Tirana, si do shërbejë ai për Tiranën?

Unë mendoj se është një ndeshje e vështirë për të dyja skuadrat, por është një “derbi” që nuk parashikohet për veçoritë që ka. Partizani është më i qetë se Tirana, për vetë renditjen dhe objektivat. Por Tiranës i duhet fitorja, dhe mundet.

Në këtë “derbi” të 181-të, Partizani është më superior në renditje në raport me Tiranën, do ndikojë kjo në rezultat?

Kur jemi gjatë zhvillimit të garës, renditja mbetet provizore dhe ndryshon ndeshje pas ndeshje. Ndaj edhe në këtë “derbi” nuk mendoj se nuk do të ndikojë pozicioni i tyre në renditje. Partizani duket i konsoliduar më mirë nga Tirana.

Sa ndikim do të kenë dy ndeshjet që këto skuadra kanë luajtur mes tyre në dy fazat e para?

Në fazën e parë dhe në të dytën, “derbi” mes tyre ka shkëmbyer nga një fitore për çdo skuadër. Por këto janë luajtur në vitin 2025, ndërsa në vitin 2026 të dyja kanë ndryshime në përforcime dhe në lojë. Mendoj se nuk do kenë ndikim fazat e para.

Partizani-Tirana kanë luajtur mes tyre 180 ndeshje në Superiore, sa do ndikojë historia?

Nuk mendoj se nuk do të ndikojë historia. Si do që të ndodhen skuadrat, nuk kanë ndikim historia dhe bilanci mes tyre. Unë besoj se ndikim do kenë afrimet që kanë bërë skuadrat, kryesisht te Tirana me disa futbollistë që duan kohë të përshtaten.

Jemi një ditë para zhvillimit të “Derbi”-t, cili është parashikimi juaj për rezultatin e tij, dhe pse?

Si ish-futbollist bardheblu, unë dëshiroj të fitojë Tirana, që edhe të dalë nga kjo gjëndje sa më parë. Një ndeshje e tillë duhet që të sjellë shumë tifozë në stadium. Tirana e Partizani e kanë këtë tifozeri që do ta zbukurojë “derbin”.

Në karrierën tuaj si futbollist me Tiranën, sa herë e keni luajtur “derbi” me Partizanin dhe si i kujtoni?

Kur luaja me Tiranën, në përbërje të Tiranës kam patur shumë emocion kur luaja kundër Partizanit, madje me emocione njësoj si me Kombëtaren. Në pesë vite me Tiranën, janë shumë ndeshje “derbi” tw luajtura ndaj Partizanit, të gjitha emocionuese.

Në fundin e fazës së katërt të Superiores 2025-2026, ku e mendoni Tiranën në tabelën e renditjes?

Së pari, e dëshiroj dhe e mendoj Tiranën jashtë zonës së mbijetesës. Nuk e teproj të them në zonën “Final 4”, por kështu si është duke luajtur, do të dalë nga mbijetesa. Për Partizanin, të shkojë sa më lart, është skuadër e madhe.