Demollari: Shorti i mirë, kalendar i bukur

505
E shtuna e fundit e korrikut 2015, edhe për Shqipërinë e futbollit do të mbetet e veçantë. Për shqiptarët është ëndërruar shpesh një ballafaqim evropian e botëror kundër Italisë, e më në fund kjo ëndërr bëhet realitet. Për këto emocione, ish-futbollisti, kapiteni e ish-trajneri i Kombëtares sonë Sulejman Demollari, tregon se është optimist për një histori ndryshe. “Jo vetëm për gjendjen e mirë që ka skuadra jonë momentalisht, por edhe për strukturën e re me 32 skuadra që kanë finalet e Botërorit “Rusi 2018”, unë Shqipërinë e mendoj si një nga pretendentet e Grupit G. Për të qenë më i saktë, mendoj një vend të tretë dhe kualifikim si e treta më e mirë”, kështu theksoi midis të tjerave Demollari në intervistën ekskluzive për gazetën “Telegraf”.
Demollari, si e keni përcjellë shortin e Botërorit 2018 për Shqipërinë?
Me emocion shumë të madh, jo vetëm se është diçka e veçantë, por sepse në vitet e fundit Kombëtarja jonë ka bërë shumë progres në ndeshjet e saj edhe me kundërshtarë të fortë si Italia, Franca e Portugalia.
Ka edhe ndonjë arsye tjetër për këtë interesim të madh siç shpreheni ju?
Patjetër që ka, sepse ne si asnjëherë në historinë tonë gjatë pjesëmarrjeve në eliminatoret e Kampionateve Botërorë nuk kemi patur mundësinë që të ndesheshim me Italinë. Është një Kampione Bote që historikisht ka qenë protagoniste në çdo Botëror. Edhe Spanja ka të veçantën e saj, por duke qenë se me të jemi ndeshur edhe në kualifikuese të tjera në Botërorë dhe Europianë, ka tjetër emocion.
E ka dëshiruar Demollari në karrierën e tij me Kombëtaren që të ndeshej njëherë me Italinë në Botërorë apo Europianë?
Nëse do të thoja jo, natyrisht që do të isha i pa besueshëm për lexuesin tuaj. Italia e futbollit ka qenë dhe mbetet një ëndërr për këdo futbollist e trajner në të gjithë historinë e futbollit, edhe në kohën e sotme. Vetë historia e saj brilante në Europë e në Botë, emrat që atë e kanë përfaqësuar atë në këto kompeticione, më shumë e kanë afruar me kundërshtarët e rivalët. Kjo është Italia e futbollit!
Gjithsesi, nga ky short kaq brilant, ne do të kemi mundësi të shfaqim futbollin tonë?
Patjetër që po, sepse futbolli luhet me këdo skuadër që shorti të vendos përballë. Të gjitha kanë rëndësi në kompeticione të tilla se në fund kanë vlerësim të njëjtë me 3 pikë. Imazhi që të sjellin Italia e Franca, natyrisht që nuk janë të njejtë me Izraelin, Maqedoninë e Ltehshteinin.
Sipas Demollarit, cili është këndvështrimi për kundërshtarët tanë në Grupin G?
Po e filloj nga fundi me Litehshteinin, do të doja mos të nënvleftësohej nga Kombëtarja jonë. Me Maqedoninë kemi histori negative, kemi edhe pak doza nacionaliste nga ana e tyre, çka mendoj se do të jenë vështirësi të dyfishta. Me Izraelin nuk jemi ndeshur, por është një skuadër që ka progres. Ndërsa për ndeshjet me Italinë e Spanjën do të dëshiroja të luanim si me Francën e Portugalinë.
Që kësisoj ju mendoni se edhe mund të fitojmë ndaj tyre?
Po pse të mos fitojmë, Shqipëria nuk është më si më parë që në çdo grup eliminator e kishte të “salduar” një vend në fundin e grupit. Unë e thashë më sipër se futbolli luhet me çdo skuadër që ke përballë, ndryshon vetëm skuadra. Spanja dhe Italia janë skuadra të vështira, por jo të pa kalueshme për situatën në të cilën ndodhet Kombëtarja jonë.
Pra juve jeni optimist që në këtë Botëror të 21-të të kemi edhe Shqipërinë në finale?
Jo vetëm për gjendjen e mirë që ka skuadra jonë momentalisht, por edhe për strukturën e re me 32 skuadra që kanë finalet e Botërorit “Rusi 2018”, unë Shqipërinë e mendoj si një nga pretedentët e Grupit G. Për të qenë më i saktë, mendoj një vend të tretë dhe kualifikim si e treta më e mirë.
Shumë optimist Demollari?!
Jo, unë jam realist në këtë këndvështrim. Le ta shohim Kombëtaren tonë më pastër në performancat e saj në eliminatoret e Botërorit 2010 dhe të Evropianit 2016. Duke shtuar këtu edhe kujdesin e veçantë që FSHF-ja tregon, duke vlerësuar edhe teknikun De Biazi, të gjitha këto bëhen arsye për tu bërë optimist.
Veç Spanjës dhe Italisë, në grupin G së bashku me Shqipërinë janë edhe Izraeli e Maqedonia, së bashku me Litehshteinin. Këto i mendoni skuadra të kalueshme nga Kombëtarja jonë?
Teorikisht e praktikisht i mendoj të kalueshme. Vetëm te Maqedonia do të kërkoja kujdes sa i përket atyre shenjave raciste që demonstrojnë tifozët e saj ndaj shqiptarëve. Por deri atëhere besoj se do të jetë një situatë tjetër, me më shumë atmosferë fair play.
Kalendari si fillim na përball me Maqedoninë në Tiranë dhe e mbyllim po në Tiranë me Italinë, si ju duket ju?
Mendoj se është në favorin tonë. Asnjëherë nuk na ka rastisur një kalendar i tillë ku e nisim me dy ndeshje relativisht me kundërshtarët më të lehtë. Ndeshja e fundit me Italinë mendoj se do të jetë më interesantja për skuadrën tonë, pse jo edhe për italianët. Gjithsesi, po e quaj një short me një kalendar të bukur për Kombëtaren tonë në këtë Botëror.
Përpara kemi eliminatoret e Evropianit 2016, sa do të ndikojnë ato për startin e eliminatoreve të Botërorit që nisin më 4 shtator 2016?
Edhe nëse Shqipëria do të ketë mundësinë që të kualifikohet në ndeshjet finale të Evropianit “Francë 2016”, kjo nuk do ta pengojë të ketë të njejtin synim edhe për Botërorin 2018. Madje kjo do të jetë arsyeja më e fortë për ta pretenduar edhe kualifikimin në këtë Botëror.
Duke u ndalur pak tek Evropiani, si i mendoni shanset e Shqipërisë për kualifikim?
Për mua shanset për kualifikim direkt janë 50 me 50, që do të thotë se vendi i dytë nuk është i paarritshëm. Por edhe nëse do të renditemi në vendin e 3-të, kam shumë besim se do të jemi një nga skuadrat e treta që do të kualifikohet për në Evropian. Shanset janë të mëdha.
Si një ish-futbollist e kapiten i Kombëtares e më pas edhe si trajner i saj, e keni një “porosi” për skuadrën në këtë periudhë?
Së pari do ta falenderoja për atë çka ka treguar nën drejtimin e trajnerit De Biazi në ndeshjet eliminatore të Evropianit, kjo ka shumë rëndësi për tu thënë. Ndërsa për vazhdimësinë do të mendoja një Kombëtare si deri më sot, por duke larguar euforinë për çka ka arritur.
Nëse do ta mbyllnim bisedën tonë me një pyetje paksa të vështirë: Për Demollarin, Shqipëria mendohet të shkojë në finalet e Evropianit e të Botërorit?
Mundësitë janë. Më sipër ju thashë se shanset për Europianin janë 50 me 50, e po kështu e mendoj edhe për në Botëror. Nuk jemi më ajo Kombëtare inferiore.
Skeda: Sulejman Demollari
Datëlindja: 15 maj 1964
Roli në fushën e lojës: Mesfushor/Sulmues
Periudha në futboll: 1981-1996
Me kombëtaren si lojtar: Në periudhën 1983-1996, luajtur 50 ndeshje, shënuar 1gol
Me kombëtaren si trajner: Në periudhën 2001-2003
Tituj personalë: Mjeshtër Sporti, Mjeshtër i Merituar i Sportit, Sportist i Nderit në Tiranë, Qytetar Nderi i Korçës
Kalendari i ndeshjeve
05.09.2016/ Ora 20:45
Shqipëri-Maqedoni
06.10.2016/ Ora 20:45
Litehshtein-Shqipëri
09.10.2016/ Ora 20:45
Shqipëri-Spanjë
12.11.2016/ Ora 20:45
Shqipëri-Izrael
24.03.2017/ Ora 20:45
Itali-Shqipëri
11.06.2017/ Ora 20:45
Izrael-Shqipëri
02.09.2017/ Ora 18:00
Shqipëri-Litehshtein
05.09.2017/ Ora 20:45
Maqedoni-Shqipëri
06.10.2017/ Ora 20:45
Spanjë-Shqipëri
09.10.2017/ Ora 20:45
Shqipëri-Itali
GRUPI A
Holandë
Francë
Suedi
Bullgari
Bjellorusi
Luksemburg
GRUPI B
Portugali
Zvicër
Hungari
Ishujt Faroe
Letoni
Andorra
GRUPI C
Gjermani
Çeki
Irlanda Veriut
Norvegji
Azerbaixhan
San Marino
GRUPI D
Uells
Austri
Serbi
Rep. Irlandës
Moldavi
Gjeorgji
GRUPI E
Rumani
Danimarkë
Poloni
Mali Zi
Armeni
Kazakistan
GRUPI F
Angli
Sllovaki
Skoci
Slloveni
Lituani
Maltë
GRUPI G
Spanjë
Itali
SHQIPËRI
Izrael
Maqedoni
Litehshtein
GRUPI H
Belgjikë
Bosnje H
Greqi
Estoni
Qipro
GRUPI I
Kroaci
Islandë
Ukrainë
Turqi
Finlandë
BILANCI ME KUNDËRSHTARËT
Shqipëri-Spanjë/ Ndeshje 6
Kamp. Botëror 2 Nd, F 0, B 0, H 2, Golat 1:8
Kamp. Evropian 4 Nd, F 0, B 0, H 4, Golat 1-16
Shqipëri-Itali/ Ndeshje 1
Miqësore 1 Nd, 0 F, 0 B, 1 H, Golat 0-1
Shqipëri-Izrael/ Ndeshje 0
Shqipëri-Maqedoni/ Ndeshje 8
Miqësore 8 Nd, F 1, B 3, H 4, Golat 4:10
Shqipëri-Litehshtein/ Ndeshje 1
Miqësore 1 Nd, F 1, B 0, H 1, Golat 2-0
Botërori 2018/ Grupi G
Renditja në FIFA
Skuadrat Renditja
Spanja 12
Italia 17
SHQIPËRIA 36
Izraeli 51
Maqedonia 105
Litehshteini 147 (Agron Kaja)
Sigal