Dalin biletat e personalizuara të Shqipëri-Portugali

506
Për herë të parë në Shqipëri, në biletën për të ndjekur një ndeshje futbolli do të ketë elementë të personalizuar, duke filluar që nga emri i shkruar. Siç shihet qartë edhe nga fotoja më lart, është shkruar emri dhe mbiemri i atij që posedon biletën dhe përpara hyrjes në stadium, personi duhet të tregojë edhe kartën e identitetit ose pasaportën, në mënyrë që të korrespondojnë. Nëse personi nuk korrespondon i njëjtë, atëherë ai nuk do të lejohet të futet në stadium. Për herë të parë kjo po aplikohet për ndeshjen Shqipëri-Portugali, që do të luhet më 7 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. Bileta përmban edhe elementë të tjerë sigurie dhe nuk është falsifikueshme lehtë. Disa detaje sigurie nuk janë bërë publike, me qëllim që të shmangin falsifikatorët.
Sigal