Cristiano Ronaldo padit Juventus për 19 milionë euro, por një dokument e mbron “Zonjën e Vjetër”

48
Sigal

Apeli i bërë nga Cristiano Ronaldo drejtuar Juventusit në Bordin e Arbitrazhit, me qëllim arkëtimin e 19 milionë eurove të famshme që lidhen me manovrën e pagave, nuk e shqetëson klubin bardhezi. Gazeta “Tuttosport” ka shkruar sot duke shpjeguar konturet e historisë.

Arsyeja e parë për qetësinë shpirtërore të klubit të Juventusit, lexojmë, lidhet me faktin se CR7 kishte rënë dakord për heqjen e 4 pagave të njohura mujore në periudhën e Covid-it, por nuk kishte firmosur më pas “letrën anësore” e cila i garantoi rikuperimin e mëvonshëm të 3 pagave.

Për të paraqitur apelimin, avokatët e portugezit ishin mbështetur në dokumentet e hetimit Prisma të Prokurorisë së Torinos, e cila më pas u transferua në atë të Romës, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Më tej, gjatë ditëve të transferimit te Manchester United, vetë Ronaldo kishte nënshkruar një dokument, në të cilin thoshte se nuk kishte më asnjë çështje pezull me Juventusin. Për të gjitha këto arsye, avokatët e klubit bardhezi ndihen të sigurt, pavarësisht tentativës së bërë nga avokatët e portugezit, që sot luan me Al Nassr në Arabinë Saudite.