Tentoi të vidhte banesën e një gruaje të moshuar, arrestohet 38-vjeçari në Dropull

16
Sigal

Policia ka vënë në pranga një 38-vjeçar që tentoi të vidhte në banesën e një të gruaje të moshuar.  38-vjeçari i arrestuar, rezulton me precendent të mëparshëm penal për dhunë në familje dhe për krime të tjera kundër personit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas ishte futur për të vjedhur në banesën e një shtetaseje të moshuar që jetonte e vetme, në fshatin Jorgucat, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në këtë adresë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë, në banesën e 86-vjeçares, shtetasin M. Ç., 38 vjeç, banues në Libohovë. Në përfundim të veprimeve, shtetasi M. Ç. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.