CR7 një jashtëtokësor në Serie A, rival ka vetëm Messin

424
Sigal

Lazio ishte transferta e tetë radhazi që Cristiano Ronaldo arrin të shënojë të paktën një gol. Vetëm në dy sfida nuk ka shënuar në transfertë, kundër Veronas dhe Chievos, në fakt ishte ende duke u kolauduar, pasi këto ishin dy sfidat e para larg Torinos.

Nga ai moment Ronaldo nisi të bëjë atë që di më mirë, të shënojë: 9 gola në 8 transferta, duke vendosur menjëherë një rekord personal në Serie A. Askush nuk ka bërë më mirë se sa Ronaldo, e të mendosh që bëhet fjalë për sezonin e tij të parë në Serie A. Në fakt në vitet 1992-93 ishte Beppe Signori ai që shënoi në dhjetë transferta radhazi por kjo përkoi në dy sezone. Pavarësisht se është shkëputur nga Leo Messi dhe La Liga, Ronaldo vijon të ketë vetë “pleshtin” rival.

Në pesë kampionatet më të rëndësishme në Europë, ky rekord i takon Messit i cili në vitin 2013 arriti të shënoi në 13 transferta radhazi. Ronaldo ka ende kohë të kap rivalin e tij të përjetshëm pasi jemi në gjysmën e sezonit, për një futbollit i cili jeton për rekorde dhe lavdi, ky nuk është aspak një mision i pa mundur.