Pas dhimbjeve në qafë dhe fytyrë Richarlison është kontrolluar nga mjekët. “Globo Esporte” raporton, se lojtari është diagnostikuar me shyta mëngjesin e sotëm nga mjekët e përfaqësueses braziliane.
Për këtë shkak ata e kanë izoluar futbollistin nga pjesa tjetër e skuadrës pasi rreziku është i lartë që të infektohen.
Richarlison do të mungojë në ndeshjen e Brazilit ndaj Paraguait, por nuk përjashtohet edhe opsioni që të qëndrojë jashtë pjesës së mbetur të Kupës së Amerikës.