Conte: Jam i kënaqur me Bentancur dhe Kulusevski, Romero është një lojtar i rëndësishëm

181
Sigal

Atonio Conte në një konferencë për mediat ka folur për dy blerjet e reja të skuadrës,  Kulusevski dhe Bentancur:

“Mendoj se po punojnë shumë mirë dhe jam i kënaqur që po e kuptojnë filozofinë e futbollit tonë. Rodrigo Bentancur dhe Dejan Kulusevski janë lojtarë shumë të mirë dhe po stërviten shumë mirë.

Sigurisht që kanë nevojë për pak kohë sa të përshtaten plotësisht me skuadrën, për të kuptuar taktikat tona në sulm dhe në mbrojtje, por jam i kënaqur sepse e di se mund të besoj tek ata”, ka thënë Conte.

“Cristian Romero për mua është një lojtar i rëndësishëm. Është si një blerje e re, sepse me mua ka luajtur vetëm një ndeshje në kampionat. Është i rëndësishëm për mua dhe skuadrën. Është i ri, por ka eksperiencë dhe më pëlqen”, ka përfunduar trajneri i Tottenhamit.