City fiton derbin e Manchesterit dhe “prek” titullin kampion në Angli

263

Manchester City hedh një hap të madh drejt titullit kampion, pasi sonte në mbrëmje ka arritur që të fitojë edhe derbin ndaj Manchester United. Në “Old Trafford”, ekipi i Guardiolës mori një triumf 2-0, në një nga pengesat më delikate të javëve të fundit.

Pjesa e parë dhuroi emocione dhe raste shënimi, por asnjë prej ekipeve nuk arriti të konkretizonte aksionet e tyre. Në minutën e 53-të, pas një aksioni pa shumë pretendime, Bernardo Silva lëshon një goditje në hyrje të zonë, duke arritur që të mposhtë De Gean. Portieri spanjoll edhe pse u zgjat për ta ndalur, nuk do të arrinte që të kapte “sferën”.

Guardiola humbet Fernandinhon që largohet nga fusha i dëmtuar, por fiton Sane, i cili me hyrjen e tij në fushën e lojës rezultoi vendimtar. Super talenti gjerman shënoi golin e fitores në minutën e 66-të me një goditje potente me të majtën. Me këtë fitore City rimerr kryesimin e Premier League me 89 pikë, vetëm një më shumë se Liverpooli. Në ndeshjen tjetër Arsenali u turpërua 3-0 ndaj Wolves.